Lajme Zone
Dhunimi i Edi Kuçit në Tiranë, shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një person tjetër
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Dhunimi i Edi Kuçit në Tiranë, shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një person tjetër

Është shoqëruar sot në polici këngëtari Jozefin Marku, pas publikimit të videos ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Edi Kuçin.

Është shoqëruar sot në polici këngëtari Jozefin Marku, pas publikimit të videos ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Edi Kuçin. Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat. Mësohet se bashkë me Jozefin Markun është shoqëruar edhe një person tjetër i përfshirë në këtë ngjarje.

Nga hetimet e deritanishme u zbulua se video është regjistruar në Tiranë tek mbikalimi i Rinasit. Po ashtu janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po punohet për identifikimin e personave që shfaqen në video.

Një ditë më parë, Prokuroria e Pejës lëshoi fletë-arrest për Markun, në lidhje me dhunimin e shtetasit nga Kosova. Top Channel