Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

I akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe për dhunë në familje, ekstradohet nga Dubai 30-vjeçari


Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë.

Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë. Policia bën me dije se, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, është finalizuar procedura për ekstradimin nga Dubai të shtetasit Bamir Halili (Axhami) 30 vjeç, lindur në Kukës. Ekstradimi u realizua falë koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe atyre të Interpol Abu Dhabit. Shtetasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Dhuna në familje”. Pas ekstradimit, 30-vjeçari do të përballet me drejtësinë shqiptare për veprat penale për të cilat është kërkuar nga autoritetet. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb