Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 39 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive, 3 janë nën mbikëqyrje dhe 25 janë shuar plotësisht.
Në terren janë angazhuar 881 forca operacionale, 75 automjete zjarrfikëse dhe 340 forca të Forcave të Armatosura, të mbështetura nga helikopterët e Forcës Ajrore dhe 1 avion Air Tractor. Për ditën e sotme parashikohet angazhimi i 380 forcave ushtarake, 2 helikopterëve dhe 1 Air Tractor.
Vatrat kryesore aktive janë në Tiranë, Dibër, Lezhë, Shkodër, Durrës, Fier dhe Vlorë. Në Fier dhe Himarë, ku situata ka qenë më e rëndësishme gjatë 24 orëve të fundit, rreziku për zonat e banuara është shmangur dhe operacionet për shuarjen e zjarreve vijojnë. Në Himarë, në lagjen “1 Maji”, u evakuuan 36 persona, ndërsa 6 banesa u prekën nga zjarri, 3 prej tyre të banuara.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin dhe koordinimin e pandërprerë të situatës në të gjithë territorin, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

