Një i ri ka rrëfyer atë që ndodhi në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku protestuesit dhe efektivët e policisë patën një moment qetësie, pas përplasjeve të vazhdueshme gjatë protestës së 16 tetorit në Tiranë. Në dëshminë e tij, i riu tregon se protestuesit kanë rënë dakord me efektivët e policisë, ndaj erdhi tërheqja e efektivëve drejt Kryeministrisë. Ai ka theksuar se n palët kanë gjetur një mirëkuptim, pa pasur nevojë për garanci të tjera. “Edhe këta janë shqiptarë”, shprehet ai për punonjësit e policisë, duke shtuar se ata po zbatojnë urdhra të ardhur nga drejtuesit e tyre. Megjithatë, i riu shprehet se është i zhgënjyer nga protestat paqësore, pasi, sipas tij, ato nuk kanë sjellë rezultatet e pritshme. “Unë jam për protestën që bën punë. E dinë të gjithë që ajo që bën punë. U lodhëm me protesta paqësore”, deklaron ai. Më tej, protestuesi përdor gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si “kancerin e Shqipërisë” dhe duke pretenduar se dhuna është e vetmja rrugë që u ka mbetur protestuesve.
“Nuk do ta lëmë të na vënë poshtë, edhe këta janë shqiptarë, kanë marrë urdhër nga kryegjatoshi që është kanceri i Shqipërisë. Vetëm dhuna bën punë këtu, nuk na kanë lënë rrugë tjetër. Policët kanë familje. Duhet të japin dorëheqjen”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
