Bulevardi Dëshmorët e Kombit është tejmbushur nga protestues. Rinia nuk dorëzohet përballë sulmeve, gazit lotsjellës apo ujit me presion. Një protestë që ka nisur që në orët e para të mëngjesit, dhe duket se pas Ministrisë së Arsimit, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është kthyer në një “shesh beteje”. Studentë e gjimnazistë, prej katër ditësh protestojnë jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera. Policia përveçse me gaz lotsjellës, ujë me presion ka hedhur edhe gurë në drejtim të studentëve gjatë protestës së sotme. Ndërsa disa prej të rinjve janë ndaluar dhe dhunuar në mënyrë barbare nga efektivë të policisë © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: policia
