Julide Yazici Gjykata e Tiranës ka vendosur ekstradimin e 32-vjeçares Julide Yazici drejt Turqisë, ku ajo është dënuar për 'lidhje me një organizatë terroriste'. Aktivistja pretendon se është viktimë e përndjekjes politike për shkak të kundërshtimit të presidentit Recep Tayyip Erdogan. Gjykata e Tiranës ka vendosur këtë të mërkurë, më 21 tetor, ekstradimin drejt Turqisë të aktivistes turke Julide Yazici, 32 vjeç, e arrestuar në aeroportin e Rinasit në fillim të muajit gusht. Ajo është dënuar nga drejtësia turke për lidhje me një organizatë terroriste, por pretendon se përndiqet politikisht për shkak të qëndrimeve të saj kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Vendimi i gjykatës shqiptare e vendos sërish në qendër të vëmendjes marrëdhënien mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk. Çështja merr një peshë të veçantë edhe për shkak të kohës kur është marrë vendimi: vetëm dy ditë pas mbërritjes në Tiranë të dy automjeteve ujëhedhëse TOMA, të transportuara nga Forcat Ajrore Turke në një periudhë protestash të forta kundër qeverisë shqiptare.
Julide Yazici është një shtetase turke që kundërshton politikisht qeverisjen e Erdoganit dhe që e konsideron dënimin e saj në Turqi pjesë të përndjekjes për bindjet politike. Autoritetet turke, nga ana tjetër, e akuzojnë për lidhje me një organizatë terroriste. Pikërisht kjo përplasje mes akuzës penale dhe pretendimit për përndjekje politike qëndron në thelb të çështjes së saj. Rasti “Jülide Yazıcı”: Një refugjate politike, “haraçi” i radhës i Ramës për Erdoganin?
18 Shtator, 22:00 Rasti ngre pyetje për garancitë që duhet të ofrojë Shqipëria përpara kthimit të një personi në një shtet ku ai pretendon se rrezikon përndjekje për bindjet e tij. Yazici është mësuese filozofie dhe ish-studente e Universitetit Boğaziçi në Stamboll. Ajo ka marrë pjesë në protestat e Gezi Parkut në vitin 2013 dhe ka mbështetur politikisht të majtën prokurde. Përplasja e saj me drejtësinë turke nisi në vitin 2016, kur autoritetet e arrestuan gjatë një hetimi për lidhje me një organizatë terroriste.
Në nëntor 2017, një gjykatë e Stambollit e dënoi me katër vjet e dy muaj burg, me akuzën se kishte ndihmuar me vetëdije një organizatë terroriste. Yazici dhe mbrojtja e saj i kanë kundërshtuar akuzat, duke pretenduar se autoritetet turke e kanë ndëshkuar për aktivitetin dhe bindjet e saj politike.
Një element thelbësor i çështjes është se Franca i ka njohur zyrtarisht statusin e refugjates politike. Gjykata Kombëtare Franceze për të Drejtën e Azilit mori vendimin më 16 nëntor 2020, ndërsa statusi u zyrtarizua në shtator 2021. Pavarësisht kësaj mbrojtjeje, autoritetet shqiptare e arrestuan më 4 gusht 2026 në Rinas, ku kishte mbërritur për të takuar familjarët.
Vendimi i kësaj të mërkure merr edhe një dimension politik për shkak të zhvillimeve të fundit mes Tiranës dhe Ankarasë.
Më 19 tetor, vetëm dy ditë përpara vendimit për ekstradimin e Yazicit, në aeroportin e Rinasit mbërritën dy automjete ujëhedhëse TOMA, të transportuara me avion ushtarak turk. Pamfleti publikoi pamjet e mjeteve dhe raportoi se ato ishin të destinuara për të përforcuar kapacitetet e policisë shqiptare gjatë protestave kundër qeverisë Rama. Video/ Rama shton arsenalin kundër protestuesve, Erdogani i jep dy ujëhedhëse të sofistikuara të shtypë revoltën
19 Tetor, 15:54 Dërgesa erdhi në një moment kur mijëra qytetarë, studentë dhe pedagogë kishin dalë në rrugë për të kërkuar largimin e kryeministrit. Gjatë ditëve të protestave, policia ka përdorur vazhdimisht gaz lotsjellës dhe ujëhedhëse për të shpërndarë demonstruesit, ndërsa në disa raste janë regjistruar edhe sulme me gurë dhe mjete piroteknike ndaj efektivëve.
Përfshirja e Turqisë në furnizimin e policisë shqiptare me këto mjete shkaktoi kritika edhe në Ankara. Deputeti turk Turhan Çömez reagoi publikisht kundër administratës së Erdoganit, duke e akuzuar se po eksporton përvojën e saj në shtypjen e protestave.
“Përvoja juaj në shtypjen e protestave ka kaluar çdo kufi. Duke dërguar topa uji në Shqipëri për të spërkatur studentët, tani do të bëheni një lider botëror!”, shkroi Çömez në një postim me tone ironike.
Deputeti dha edhe hollësi për transportin, duke deklaruar se një avion ushtarak ishte nisur nga Kayseri më 19 tetor dhe ishte kthyer menjëherë në Turqi pasi kishte shkarkuar dy automjetet TOMA në Rinas. Pra duket se Rama i ka kthyer tani reston Erdoganit. /Pamfletijulide yazici rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet U arrestuan gjatë përplasjeve të ashpra me policinë, gjykata liron 38 protestuesit 21 Tetor 2026, 16:3416:34Aktualitet Nëntë ditë protesta, situatë e qetë në bulevard; Rama në sulm për të shuar zërin qytetar 21 Tetor 2026, 15:2115:21Aktualitet Protestuesit largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen sërish drejt Kryeministrisë 21 Tetor 2026, 14:4014:40Aktualitet Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë (Video) 21 Tetor 2026, 14:1814:18Aktualitet 'Lista e zezë' e Ramës, gazetari: Kërcënon me bllokim aksesi në trena, kur ne s'kemi të tillë! 21 Tetor 2026, 14:0714:07Aktualitet Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës! 21 Tetor 2026, 13:5213:52Aktualitet

