Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Rama duhet të marrë kthesë, s’ka kohë për reflektim!”/ Mjeku i njohur thirrje nga protesta: Nuk është turp, jep dorëheqje!


Mjeku i njohur dhe aktivisti Ermal Pashaj ka folur për situatën e krijuar gjatë protestave të të rinjve, duke dënuar dhunën policore dhe duke kërkuar që studentët të mos bëhen pre e përplasjeve.

Mjeku i njohur dhe aktivisti Ermal Pashaj ka folur për situatën e krijuar gjatë protestave të të rinjve, duke dënuar dhunën policore dhe duke kërkuar që studentët të mos bëhen pre e përplasjeve. Në një prononcim për gazetarin e News24, Klevin Muka, Pashaj u shpreh se dhuna nuk mund të justifikohet dhe kritikoi atë që e cilësoi si shndërrim të Policisë në instrument të pushtetit. Ai komentoi edhe rastin e një të riu të dëmtuar gjatë protestës, duke thënë se ai ka pësuar krisje të kafkës, ndërsa theksoi se asnjë sjellje e protestuesve nuk e justifikon dhunën ndaj tyre. Pashaj ngriti gjithashtu pikëpyetje për reagimin e ministres, e cila, sipas tij, doli publikisht dy ditë pas protestës. Ai paralajmëroi se përshkallëzimi i situatës mund të ushqejë përçarjen mes qytetarëve dhe policisë. “Unë mendoj se kjo dhunë gjen justifikim vetëm nëse do të ishim në ndonjë kuadër të një lufte ndërkombëtare, që kishte qëllim të krijonte situatë amullie. Nuk e kuptoj sot se si ne kemi kaq kohë që kërkojmë shtet dhe jo pushtet. Policia kthehet në instrument. U panë dje veprimet e policisë. Djali nuk ka dëmtime të nivelit të rrezikut. Djalit, që ka qenë edhe student i Infermierisë Stomatologjike, i është konstatuar krisje e kafkës. Sado e rebeluar të jetë kjo polici, dhuna nuk justifikohet. Ministrja doli dy ditë pas protestës. Pse nuk reagoi në kohë? Mua më shkon me një narrativë që tenton të ndezë vëllavrasjen. Ne jemi kundër pushtetit këtu. Rroba policore është një strehë ku qytetarët duan të gjejnë qetësinë. Ne kemi dalë çdo ditë që t’i ndalojmë studentët nga dhuna. Dhuna nuk është kryefjala jonë. Studentët ndërtojnë të ardhmen, nuk duhet të bëhen pre e dhunës. Rama duhet të marrë kthesë, s’ka kohë për reflektim. Nuk është turp, jep dorëheqje!”, u shpreh Ermal Pashaj për News24. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Ermal Pashaj