Lajme Zone
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Rama-bizneseve të dëmtuara nga protestat: Bëni ankim te ‘Dëmi im’ në e-Albania! Zëri i të rinjve do të dëgjohet me respekt


Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka dalë në terren sërish për të monitoruar situatën dhe dëmet e lëna pas nga protestat studentore në kryeqytet. Rama ka parë nga afër dëmet në biznese teksa u bërë me dije se do të ndihmohen lidhur me dëmet. Ai shtoi se bizneset duhet të bëjnë ankim te ‘Dëmi im’ në e-Albania.

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka dalë në terren sërish për të monitoruar situatën dhe dëmet e lëna pas nga protestat studentore në kryeqytet. Rama ka parë nga afër dëmet në biznese teksa u bërë me dije se do të ndihmohen lidhur me dëmet. Ai shtoi se bizneset duhet të bëjnë ankim te ‘Dëmi im’ në e-Albania. Ndër të tjera ai shtoi se mbron të drejtat e studentëve dhe shqiptarëve për të protestuar teksa theksoi se personat me maska që thyejnë bizneset po kryejnë krime. Rama shtoi se ata që shkatërrojnë pronat dhe bizneset do të mbajnë përgjegjësi. “Do të bëjmë verifikime. Kemi bërë gati një dritare që do të shfaqet sot te E-Albania. Quhet ‘Dëmi im’ dhe këtu mund regjistroheni, duke dhënë identitetin e personit dhe NIPT-in dhe emailin, telefonin, të dhënat dhe sipërfaqja dhe kompania e sigurimit nëse keni. Më pas do të ngarkoni dokumentet që janë pamjet, bashkë me çdo dokumentacion mbështetës që keni, fatura. Do të shihet dhe raporti që keni me shtetin, pagesat dhe detyrimet. Pasi të bëjmë verifikimet dhe të mbledhin një regjistër të dëmeve, do ju vimë në ndihmë të gjithëve. Prej ditës së sotme, biznesi i vogël që është dëmtuar nga dhuna e dorës qore, ka një dritare për t’u ndihmuar. 10 grupe verifikime nga Tatimet do të jenë në terren për të mbledhur të dhënat mbi biznesin e vogël në Tiranë. Do të jemi bashkë, me ato familje që kanë humbur pasurinë dhe do t’i kthejmë këto gërmalla në sukses. I respektoj studentët, i çmoj si motori i të parës, si shtysën për të ecur përpara. Zëri i tyre, i të rinjve që sot ka nevojë të protestojë, do të dëgjohet me respekt. Por pikërisht se të rinjtë janë e ardhmja jonë, s’do të lejoj që të rrezikohet askush. As për përfitime të atyre duarve të pista që janë kthyer për të shkatërruar, as ato duar të huaja. Përgjegjësia ime është më e qartë në këto orë të vështira se sa në çdo ditë të mirë; të mbrojë qytetarët tanë, të garantojë drejtësinë dhe ta çojë Shqipërinë përpara, së bashku me këtë shumicë qeverisëse që ka një mandat shumë të qartë: Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. Mos harroni se kemi arritur gjëra të jashtëzakonshme në një dekadë të vetëm. Kemi nisur të mbyllim negociatat në rrugën drejt majës ku do ta çojmë Shqipërinë me flamurin e Ismail Qemalit e të Skënderbeut në shtëpinë e Europës së përbashkët. Kemi trefishuar Prodhimin e Brendshëm të vendit nga më pak se 10 miliard në thuajse 30 miliard euro. Kemi tërhequr gjithnjë më shumë investime të huaja, e kemi zgjeruar industrinë tonë të turizmit në një volum që as imagjinohej deri disa vite më parë dhe i kemi dhënë Shqipërisë dinjitetin që se ka pasur kurrë në sytë e mbarë botës. Pagat. Pagat nuk janë asnjëherë mjaft, por kanë vazhduar të rriten dhe të rriten përsëri e përsëri, ndërkohë që borxhi publik është ulur vijimësisht në nivele historike. Sot shërbimet janë në masën dërrmuese me një klik përmes celularit apo kompjuterit më të afërt. Sot Shqipëria është një vend tjetër dhe me këto arritje, me këtë bazë unë do të vazhdoj bashkë me ju ta çojmë Shqipërinë përpara, të ndërtojmë atë Europë këtu që na është mohuar për kaq e kaq shumë dekada e shekuj. Do të mbrojmë të drejtën e çdo studenti shqiptar për t’u arsimuar. Do të mbrojmë të drejtën e çdo shqiptari për të punuar dhe jetuar me punë të ndershme”, tha Rama.