Lajme Zone
Rama, akuza Berishës: Predikues i dhunës, bën terror psikologjik ndaj njerëzve që t'i shkojnë nga mbrapa
PolitikëCNA

Rama, akuza Berishës: Predikues i dhunës, bën terror psikologjik ndaj njerëzve që t'i shkojnë nga mbrapa

Nëna e 4-vjeçarit që u dhunua nga edukatorja në kopsht, Vo...

Kryeministri Edi Rama në një dalje të tij për mediat është shprehur se prej 4 muajsh ka dëgjuar çdo zë të protestave.

Rama hodhi akuza dhe ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, duke nënkuptuar se ka gisht në dhunën që shkaktohet në protesta.

Sipas Ramës, është një grup ANTIFA në protestë e ideologjizuar nga predikuesi i njohur i dhunës, duke iu referuar Berishës, që e njohin të gjithë dhe ka aftësinë dhe kapacitetin për të ushtruar terror psikologjik te njerëzit që t’i shkojnë nga mbrapa. “Dua të them që kush thotë se deri më sot paskemi qenë indiferentë ndaj atyre që erdhën 4 muaj rresht poshtë dritares, unë për 4 muaj kam dëgjuar më shumë se kushdo tjetër atë që kanë thënë. Unë kam qenë në zyrë, ata kanë qenë duke sharë poshtë zyrës.

Unë e kam thënë: nuk kam ndërmend t’ju tregoj komunikime me mesazhe me ata që ishin poshtë, i kam ftuar, por i karakterizon frika nga njëri-tjetri. Janë një grup ANTIFA aty e ideologjizuar nga predikuesi i njohur i dhunës që e njohin të gjithë dhe ka një aftësi dhe kapacitet vërtet të spikatur për t’i futur të tjerët në terror psikologjik për t’i shkuar nga mbrapa. Ka pasur dhe kriminelë të hurit dhe litarit që kanë bërë të tyren në protestë"./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.