Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, trafiku rëndohet pranë Rrëshenit (VIDEO)


Fluksi më i madh i automjeteve është evidentuar në drejtim të Tiranës. Trafiku i rënduar lidhet edhe me lëvizjet e shumta të diasporës, e cila pas qëndrimit në vendet e rajonit po rikthehet drejt vendeve europiane ku jeton dhe punon.

Radhë kilometrike automjetesh janë krijuar pranë mbikalimit të Rrëshenit, në një prej pikave më problematike të qarkullimit në Rrugën e Kombit. Trafiku rëndohet në momentin kur rruga ngushtohet nga katër në dy korsi, duke krijuar vonesa të gjata për drejtuesit e mjeteve. Situata rëndohet edhe nga fakti se segmenti Rrëshen–Milot është i ndërtuar me vetëm dy korsi lëvizjeje, me kahe të kundërta, ndërsa pjesa tjetër e Rrugës së Kombit, nga Rrësheni drejt Morinës, është me katër korsi. LEXO edhe...Ishte duke u larë në det, mbytet 19-vjeçari nga Kosova në Shëngjin Fluksi më i madh i automjeteve është evidentuar në drejtim të Tiranës. Trafiku i rënduar lidhet edhe me lëvizjet e shumta të diasporës, e cila pas qëndrimit në vendet e rajonit po rikthehet drejt vendeve europiane ku jeton dhe punon. Pavarësisht fluksit të lartë të automjeteve, në këtë nyje të rëndësishme rrugore nuk është konstatuar prani e patrullave të Policisë Rrugore për menaxhimin e trafikut dhe lehtësimin e qarkullimit. Kjo situatë sjell vonesa të konsiderueshme për drejtuesit e automjeteve dhe tregon edhe një herë problematikën e krijuar në këtë segment, veçanërisht në ditët kur fluksi i lëvizjeve është i lartë. SI.E./ReportTv.al Lezhe rruga e kombit trafik Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52% Keq 34.2% Nuk e di 13.8% Vota total: 723 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?