Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ra në një humnerë 50 metra të thellë, ekipet e shpëtimit sfidojnë terrenin malor dhe shpëtojnë 50-vjeçarin në Mallakastër (VIDEO)


Ekipet e shpëtimit ndërhynë në terren të thyer malor për të nxjerrë të plagosurin, i cili kishte rënë aksidentalisht në një humnerë në fshatin Kapaj.

Një operacion i vështirë shpëtimi u zhvillua mbrëmjen e sotme në fshatin Kapaj të Mallakastrës, ku një 50-vjeçar ra aksidentalisht në një humnerë nga një lartësi rreth 50 metra I plagosuri është Fluturim Salobehaj, banor i fshatit Kapaj. Si pasojë e rënies, ai ka pësuar dëmtime në këmbë dhe në pjesë të tjera të trupit. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet zjarrfikëse, policia dhe ambulanca. Për shkak të terrenit të thyer malor, ekipet e shpëtimit u detyruan të ndërhyjnë me litarë për të arritur te 50-vjeçari dhe për ta nxjerrë nga humnera. LEXO EDHE:Vrau nënën me sqepar e plagosi babanë, VIDEO kur autori kapet duke u arratisur me makinë! Banorët e Lushnjës: Ishte me probleme mendore Pas nxjerrjes, ai u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore. Pamjet që shoqërojnë lajmin tregojnë momentet e operacionit të shpëtimit, ku efektivët ecin të lidhur me litarë në terrenin e vështirë për të arritur te i plagosuri. U.D/Shqiptarja.com TAG: mallakaster Fier humnere Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 55.1% Keq 32.7% Nuk e di 12.2% Vota total: 1432 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?