Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke kërkuar përgjigje publike nga Policia e Shtetit lidhur me efektivët që janë përfshirë në episode dhune dhe kanë lejuar veprime të rënda të kundërligjshme gjatë protestës studentore.
Qytetari ngre shqetësimin se, pavarësisht pamjeve filmike ku shfaqen civila duke ndjekur të rinj nëpër rrugica dhe duke i dhunuar, në prani edhe të efektivëve të policisë, ende nuk janë bërë publike identitetet e personave përgjegjës dhe as masat e marra ndaj tyre.
Një tjetër rast që ai vë në fokus është incidenti pranë selisë së Partisë Socialiste, ku një grup personash të armatosur ka dalë nga godina, ndërsa policia nuk ka ndërhyrë për arrestimin e tyre në flagrancë.
Përmes mesazhit të tij, qytetari kërkon të dijë pse nuk janë identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë të gjithë efektivët që kanë ushtruar dhunë, kanë bashkëpunuar apo kanë toleruar këto ngjarje.
Ai ngre gjithashtu një pikëpyetje të fortë mbi përgjegjësinë e strukturave të Policisë së Shtetit dhe kërkon të dijë nëse do të ketë hetime të plota dhe masa konkrete për çdo efektiv të përfshirë apo do jenë vetëm qytetarët e thjeshtë ata që do vuajnë pasojat.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ! E pyesni dot Policin publikisht se policet kur do i arrestoj , se akoma skan publikuar emrat! Kur do arrestoni ato ….. qe ndiqnin njerezit ne rrugica per ti goditur e te shfaqur ne video ku kryen krime kunder njerezimit nga polic ne prani te policeve, madje edhe rasti tek ps kur policia nuk nderhyri per arrestimin ne flagranc te grupit kriminal qe doli nga godina e ps te armatosur me qellime hostile! Pse policia ska arrestuar te gjith policet e inkriminuar e kompromentuar?! Apo jan policia e krimit te organizuar hapur tani ?!

