Një burim nga Ambasada Amerikane, i pyetur nga Top Channel, është përgjigjur lidhur me protestën që po zhvillohet në kryeqytet, duke u bërë thirrje qytetarëve që të shprehin qëndrimet e tyre në mënyrë të ligjshme dhe paqësore. Burimi nga ambasada thekson për Top Channel se aktet e dhunës nuk janë pjesë e angazhimit qytetar.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që marrin pjesë në protesta të shprehin qëndrimin e tyre në mënyrë të ligjshme dhe paqësore. Aktet e dhunës nuk janë pjesë e angazhimit qytetar”, thuhet në deklaratë. Top Channel

