Qendra Spitalore Universitare Tiranë ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës deri në orën 18:45 . Sipas njoftimit, në total janë paraqitur për ndihmë mjekësore 11 persona, mes tyre protestues, të mitur, efektivë policie si dhe kalimtarë. Njoftimi i plotë: Përditësim/ Të lënduarit protesta 16 tetor 2026, ora 18:45 SUT: 11 të lënduar 6 protestues, (mes tyre 3 të mitur), 3 efektivë 2 kalimtarë Aktualisht në urgjencën e SUT ndodhen: – 2 protestues, gjendje e mirë shëndetësore, duke u ekzaminuar. * 1 efektiv policie, gjendje e mirë shëndetësore”
