Qofte me domate dhe trahana Përbërësit: LEXO edhe...Bukëvale tradicionale nga zonja Albana 1 kg domate të pjekura5 lgj trahana e thartë6 lgj bukë e grirë (galetë)1 vezë e madhe½ lgj qepë të njoma të grira2 lgj nenexhik i freskët i grirë1½ lgj majdanoz i grirë10 gr pluhur pjekësKripë, piper i ziVaj ulliri për skuqjePërgatitja: Grini domatet në rende të trashë ose në procesor dhe kullojini lehtë nga lëngu i tepërt. Vendosini në një tas dhe shtoni trahananë, galetën, vezën, qepën e njomë, nenexhikun, majdanozin, piperin, pak kripë dhe pluhurin pjekës. Përziejini mirë dhe lëreni masën të pushojë rreth 20–30 minuta, që trahanaja të zbutet dhe të thithë lëngjet. Nëse masa del shumë e hollë, shtoni pak galetë ose pak trahana. Ngrohni vaj ulliri në një tigan. Merrni nga një lugë gjelle nga masa dhe skuqini në vaj të nxehtë nga 3–4 minuta për secilën anë, derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini mbi letër kuzhine që të kullojë vaji. Shërbejini të ngrohta me kos të kulluar ose salcë me kos dhe hudhër, sallatë të freskët dhe pak limon. MC/ReportTv.al zonjaalbana qofte me domate dhe trahana receta te shpejta shije Komento Komente Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 77.8% Jo! 19.1% Disi! 3.2% Vota total: 5130 Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?
