Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë në zonjë që i ka marrë me qira apartamentin në Vlorë dhe është larguar pa shlyer detyrimet dhe duke lënë pas dëme të konsiderueshme në banesë.
Sipas denoncuesit, qiramarrësja ka lënë të papaguara qiranë, faturat e energjisë elektrike dhe ujit. Ai madje thotë se apartamenti është lënë në gjendje shumë të keqe dhe me dëme të konsiderueshme.
Në denoncim thuhet se në banesë ka qëndruar edhe një qen, i cili, sipas pronarit, ka dëmtuar krevatin. Denoncuesi tregon se qiramarrësja ka hequr pjesën e dëmtuar të krevatit, duke lënë vetëm sustën me dyshek.
Po ashtu, sipas tij, dera e blinduar e apartamentit është dëmtuar rëndë dhe dërrasa e saj është nxjerrë ndërsa nga banesa janë marrë disa pajisje elektroshtëpiake.
Qytetari thotë se qiramarrësja e ka braktisur apartamentin pa e njoftuar pronarin, ndërkohë që ky i fundit i kishte kërkuar vazhdimisht shlyerjen e detyrimeve. Ai thotë se gjatë kësaj periudhe ajo i ka dhënë justifikime të ndryshme, ndërsa apartamenti vijonte të mbahej i mbyllur.
Për këtë arsye ai është detyruar të kthehet nga Italia për t’u marrë personalisht me këtë çështje.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje! Doja te beja denoncim nje zonje qe ka patur shtepin me qera ne vlore dhe me ka len qeran drita uje pa paguar. Dhe shtepin e ka katandisur ne nje gjendje shume te keqe sepse ka patur nje qen dhe ka ngren koken e krevatit dhe zonja e ka hequr ka len vetem susten. Plus deren e blinduar e ka gryzr te gjith i ka nxier drasen. Dhe ka vjedh disa elektroshtepiake. zonja e kishte braktisur vet apartamentin pa na lajmeruar neve mbasi i shkuanim dit per dit te na shlyente pagesen dhe ajo nxirte justifikime dhe apartamentin e mbante te bllokuar

