Lajme Zone
Qipro/ Erdhi në Elbasan të shihte ndeshjen, babai lë vetëm të bijën 11-vjeçare në shtëpi! E marrin nën kujdes shërbimet sociale
Të tjeraReport TV

Qipro/ Erdhi në Elbasan të shihte ndeshjen, babai lë vetëm të bijën 11-vjeçare në shtëpi! E marrin nën kujdes shërbimet sociale

Një ngjarje e rëndë po hetohet nga policia në Qipro, pasi një vajzë 11-vjeçare u gjet e vetme në shtëpi. Sipas mediave, babai i saj dyshohet se e kishte lënë vetëm për dy ditë, pasi kishte udhëtuar drejt Shqipërisë për të ndjekur ndeshjen mes Pafos FC dhe Dinamo City që u zhvillua në Elbasan. Policia u njoftua për rastin mbrëmjen e së enjtes dhe efektivët shkuan në banesën e familjes, ku gjetën 11

Një ngjarje e rëndë po hetohet nga policia në Qipro, pasi një vajzë 11-vjeçare u gjet e vetme në shtëpi. Sipas mediave, babai i saj dyshohet se e kishte lënë vetëm për dy ditë, pasi kishte udhëtuar drejt Shqipërisë për të ndjekur ndeshjen mes Pafos FC dhe Dinamo City që u zhvillua në Elbasan. Policia u njoftua për rastin mbrëmjen e së enjtes dhe efektivët shkuan në banesën e familjes, ku gjetën 11-vjeçaren pa asnjë të rritur pranë saj. LEXO edhe...Conference League/ Dinamo dhe Pafos barazojnë 1-1 në Elbasan, kualifikimi mbetet i hapur! Ilir Daja përplaset me trajnerin rival E pyetur nga policët se ku ndodhej babai, vajza u tha se ai kishte udhëtuar jashtë Qipros për të parë një ndeshje futbolli dhe se kishte dy ditë që nuk ishte kthyer në shtëpi. Nga të dhënat që po verifikojnë autoritetet rezulton se babai kishte ardhur në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen Pafos FC-Dinamo City. Takimi u luajt mbrëmjen e së enjtes në stadiumin “Elbasan Arena”, për fazën “play-off” të Conference League. Skuadra qipriote kishte organizuar edhe një udhëtim për tifozët e saj drejt Shqipërisë, me nisje nga Pafos më 19 gusht. Pas gjetjes së vajzës, policia njoftoi shërbimet sociale, të cilat morën menjëherë nën kujdes 11-vjeçaren. Ndërkohë, ndaj babait ka nisur hetimi për keqtrajtimin dhe neglizhimin e fëmijës. Autoritetet po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes. Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse babai është kthyer në Qipro pas ndeshjes apo nëse ndaj tij është lëshuar urdhër arresti. SI.E./ReportTv.al Dinamo City Pafos Elbasan conference league qipro Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 5205 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?