Lajme Zone
Qeveria vendos shenjim të detyrueshëm karburanteve për të gjurmuar zinxhirin e furnizimit! Tarifë kompanive 6.5 € për 1 mijë litra
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Qeveria vendos shenjim të detyrueshëm karburanteve për të gjurmuar zinxhirin e furnizimit! Tarifë kompanive 6.5 € për 1 mijë litra

Projektakti parashikon që nafta dhe benzina, përpara se të hidhen në qarkullim të lirë, t’i nënshtrohen detyrimisht një procesi shenjimi me një substancë të posaçme, e cila do të mundësojë identifikimin dhe gjurmimin e tyre përgjatë gjithë zinxhirit të furnizimit.

Qeveria ka përgatitur një projektvendim që vendos rregulla të reja për shenjimin, gjurmimin dhe monitorimin e nënprodukteve të naftës, me synim forcimin e kontrollit mbi tregun e karburanteve, luftën kundër evazionit fiskal dhe garantimin e pagesës së akcizës. Projektakti parashikon që nafta dhe benzina, përpara se të hidhen në qarkullim të lirë, t’i nënshtrohen detyrimisht një procesi shenjimi me një substancë të posaçme, e cila do të mundësojë identifikimin dhe gjurmimin e tyre përgjatë gjithë zinxhirit të furnizimit. “Subjektet e detyruara”, të gjitha subjektet, që tregtojnë, importojnë, shpërndajnë, transportojnë, magazinojnë, prodhojnë, rafinojnë ose kryejnë çdo aktivitet tjetër tregtar me produktet e shenjimit, që janë të detyruara të paguajnë detyrimet fiskale për këto produkte dhe të kërkojnë kryerjen e shërbimit, sipas kuadrit ligjor në fuqi dhe këtij vendimi”, thuhet në projektvendim. LEXO EDHE:VKM/ Regjistër elektronik kombëtar për kanabisin mjekësor dhe industrial, monitorim dhe gjurmueshmëri nga fara te përpunimi Sipas projektvendimit, shërbimi i shenjimit do të ofrohet ekskluzivisht nga shoqëria shtetërore ALBTrace CO, e cila do të jetë përgjegjëse për injektimin e shënjuesit, administrimin e sistemit të monitorimit dhe lëshimin e certifikatës së shënjimit për çdo ngarkesë karburanti. “Substanca shenjuese që injektohet nga shoqëria “ALBTrace CO”, sh.a., në produktet që i nënshtrohen shenjimit, duke mundësuar verifikimin e shlyerjes së detyrimeve fiskale përkatëse. RUM-i përbën shenjuesin zyrtar dhe furnizohet ekskluzivisht nga shoqëria “ALBTrace CO”, sh.a., e cila zotëron ekskluzivisht të drejtën përkatëse të teknologjisë “know-how” për përdorimin e tij”, thuhet në vendim. Tarifa për këtë shërbim është përcaktuar në 6.5 euro, pa TVSH, për çdo 1 mijë litra karburant të shënjuar. “Çmimi i shërbimit të shenjimit”, tarifa kombëtare e shërbimit të shenjimit, që do t’i paguhet shoqërisë “ALBTrace CO”, sh.a., nga subjektet e detyruara dhe do të jetë në shumën prej 6.5 (gjashtë pikë pesë) euro pa TVSH, për 1 000 (një mijë) litra të shënjuara” , thuhet në projektvendim. Projektakti ndalon tregtimin, importimin, transportimin apo magazinimin e karburanteve që nuk përmbajnë shenjuesin zyrtar, si edhe çdo ndërhyrje në pajisjet apo teknologjinë e përdorur për procesin e shënjimit dhe monitorimit. Administrata Doganore do të ketë rolin e mbikëqyrjes dhe kontrollit, duke përdorur laboratorë të lëvizshëm, analiza në terren dhe sisteme monitorimi për të verifikuar përputhshmërinë e karburanteve me kërkesat ligjore. Regjimi i ri do të nisë të zbatohet pas një periudhe implementimi prej gjashtë muajsh nga hyrja në fuqi e vendimit. Pas kësaj periudhe, asnjë produkt që i nënshtrohet shenjimit nuk do të mund të importohet, tregtohet, transportohet apo të hidhet në treg pa kaluar më parë procesin e shënjimit dhe monitorimit. Operatorët do të kenë gjithashtu detyrimin të deklarojnë inventarin e produkteve të naftës brenda 30 ditëve nga fillimi i zbatimit të regjimit të ri. Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë... P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: karburant nafte ALBTrace CO vkm Komento Komente jepini_kalerojani: 31/07/2026 09:18 Jepini, kalerojani miletit, se e meriton Përgjigju klo: 31/07/2026 09:06 Kjo do të thotë që u shtua dhe një taksë karburanti....????, Përgjigju Socialist, Jo rilindas: 31/07/2026 08:08 Shtoni hallka vjedhjeje, se mban kurrizi I jone. Përgjigju Sondazhi i ditës:

30 Korrik, 15:33

Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki? I drejtë 61.1% I gabuar 31.3% I/e dyzuar 7.6% Vota total: 2199 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Korrik, 15:33 Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki?