Lajme Zone
Qeveria e Edi Ramës shqyen edhe Vilë-Bashtovën, 77 mijë m² tokë shtetërore në kthetrat e mafies së betonit
PolitikëPamfleti

Qeveria e Edi Ramës shqyen edhe Vilë-Bashtovën, 77 mijë m² tokë shtetërore në kthetrat e mafies së betonit

Kthetrave të mafies së ndërtimit, të lidhur me kryeministrin Edi Rama, nuk pritet t’u shpëtojë as zona bregdetare shtetërore në Vilë-Bashtovë të Kavajës, ku së shpejti mund të nisë betonizimi me hotele, resorte dhe pallate.

Me propozimin e Blendi Gonxhes, qeveria i kaloi Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit një pjesë të pronës shtetërore bregdetare, duke hapur rrugën për hotele, resorte dhe pallate të klasifikuara si “investime strategjike”… Kthetrave të mafies së ndërtimit, të lidhur me kryeministrin Edi Rama, nuk pritet t’u shpëtojë as zona bregdetare shtetërore në Vilë-Bashtovë të Kavajës, ku së shpejti mund të nisë betonizimi me hotele, resorte dhe pallate.

Me vendimin e datës 2 shtator 2026, kryeministri Edi Rama ka ndryshuar vendimin nr. 707, datë 21 nëntor 2018, që përcakton përgjegjësinë e administrimit të tokës shtetërore në zonën bregdetare Vilë-Bashtovë të Kavajës. Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit administron në këtë zonë prona me sipërfaqe totale mbi 1.4 milionë m², rreth 143.5 hektarë tokë bregdetare. Procesi i “kafshimit” të kësaj pasurie ka nisur me propozimin e ministrit Blendi Gonxhe dhe vendimin e kryeministrit Edi Rama.

Rama dhe Gonxhe i kanë shkëputur pasurisë nr. 284/1 një sipërfaqe prej 77,358 m² dhe ia kanë kaluar Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, të drejtuar nga “ustallesha” Delina Ibrahimaj.

Vendimi përcakton:

“Një pjesë e pronës nr. 284/1, me sipërfaqe 77,358 m², shtetërore, e llojit ‘ranore’, në zonën kadastrale 3774, Vilë-Bashtovë, Kavajë, sipas planit të rilevimit, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, për kalimin e pronësisë nga Ministria përgjegjëse për Turizmin te Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.”

Sipas vendimit, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do ta përdorë këtë sipërfaqe toke bregdetare për projekte dhe investime me interes publik ose me rëndësi kombëtare, që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit. Në këtë kategori qeveria përfshin edhe investimet private të klasifikuara si “strategjike”.

Prona shtetërore bregdetare nr. 284/1, në zonën kadastrale 3774, Vilë-Bashtovë, Kavajë, ka një sipërfaqe totale prej 261,450 m². Me propozimin e ministrit Blendi Gonxhe, qeveria i hoqi Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit 77,358 m² dhe ia kaloi në administrim ministrisë së drejtuar nga Delina Ibrahimaj. Shkëputja e kësaj pjese të tokës publike dhe kalimi i saj te ministria që administron projektet e investimeve hap rrugën për dhënien e pronës te subjektet private për ndërtime. Ky vendim mund të shënojë fillimin e skemës për copëtimin e gjithë tokës shtetërore në bregdetin e Vilë-Bashtovës, të cilën qeveria e ka klasifikuar si “tokë ranore pa fryt”.

Pas këtij vendimi, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit mban në administrim 184,092 m² nga pasuria nr. 284/1. Ajo administron gjithashtu pasuritë nr. 284/5, nr. 275 dhe nr. 276/1, me një sipërfaqe të përbashkët prej 1,173,625 m².

Në total, këto prona përbëjnë mbi 117 hektarë tokë shtetërore, të cilat rrezikojnë të përdoren për ndërtimin e hoteleve, resorteve dhe pallateve buzë detit. /Pamfleti

© Copyright Pamfleti

Ky artikull është material ekskluziv i Pamfleti dhe mbrohet nga e drejta e autorit, në përputhje me Ligjin Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Ripublikimi i plotë ose i pjesshëm i këtij shkrimi nga media të tjera lejohet vetëm duke cituar qartësisht Pamfleti si burim dhe duke vendosur në fund të materialit linkun e artikullit origjinal.

Çdo përdorim, kopjim apo ripublikim pa respektuar këto kushte përbën shkelje të së drejtës së autorit dhe mund të sjellë përgjegjësi ligjore sipas legjislacionit në fuqi.qeveria e edi ramës vilë bashtova vendimi1 vendimi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Gysi hyri në burg dhe la litarin jashtë/ Si Agasi dhe Goxhobelli tjetërsuan tokën shtetërore dhe ndezën përplasjen në Vlorë 4 Shtator 2026, 11:5911:59Anti-Mafia Dosja e Gjuhadolit: Ekspertiza false dhe presioni i Blendi Gonxhes mbi specialistët që mbrojtën veprën e Idromenos 2 Shtator 2026, 15:2115:21Anti-Mafia Si e dorëzoi Edi Rama në SPAK Ergys Agasin e AKSH-it, dhe pse e mban fort Engjëll Agaçin e klanit “Aruba” 1 Shtator 2026, 13:1413:14Anti-Mafia Dokumenti/ Drejtoresha Eni Vasili i kërkon qeverisë nga plazhi, 19.5 milionë euro shtesë fondi për RTSH-në 1 Shtator 2026, 11:3611:36Anti-Mafia Dosja e Mario Berberit në Kapshticë: kompanitë me prestanome, kontrabanda dhe lidhja me kreun e doganës, Dritan Çekani 31 Gusht 2026, 13:3313:33Anti-Mafia Nga pallati i shembur natën te kulla 16 kate/ I hapet rruga PAGA VILLAGE; kush është Genci Osmënaj dhe beteja për truallin te “Petro Nini”? 30 Gusht 2026, 13:5413:54Anti-Mafia