Lajme Zone
Rama paralajmëron Evropën: Titaniku po shkon drejt ajsbergut
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rama paralajmëron Evropën: Titaniku po shkon drejt ajsbergut

“Mario Draghi e shkroi raportin e tij dhe të gjithë thanë se ishin dakord. Ne dëgjojmë muzikë të bukur, ndërsa Titaniku nuk ndryshon drejtim dhe ajsbergu ndodhet përpara nesh”, deklaroi Rama.

Edi Rama Kryeministri shqiptar kërkon ndryshimin e rregullave të vetos dhe një integrim gradual në tregun e përbashkët… Kryeministri Edi Rama kritikoi Bashkimin Evropian për ritmin e ngadaltë dhe hezitimet në marrjen e vendimeve, duke e krahasuar situatën e kontinentit me Titanikun që po i afrohet ajsbergut.

“Mario Draghi e shkroi raportin e tij dhe të gjithë thanë se ishin dakord. Ne dëgjojmë muzikë të bukur, ndërsa Titaniku nuk ndryshon drejtim dhe ajsbergu ndodhet përpara nesh”, deklaroi Rama.

Kryeministri shqiptar ngriti gjithashtu çështjen e konkurrueshmërisë teknologjike të Evropës. “Flasim për teknologjinë, por 4 nga 5 teknologjitë kryesore nuk prodhohen në Evropë. Nuk ka universitete evropiane mes 20 më të mirave në botë dhe vetëm katër universitete evropiane renditen mes 50 më të mirave”, tha ai.

Rama u ndal edhe te mineralet kritike dhe autonomia strategjike e Bashkimit Evropian. Sipas tij, Evropa nuk mund ta arrijë këtë autonomi vetëm brenda kufijve aktualë dhe përfshirja e Ballkanit Perëndimor mund ta ndryshojë situatën.

“Ne kemi rezerva të mëdha bakri dhe po refuzojmë investitorë nga Kina dhe vende të tjera, ndërsa presim investimet evropiane”, deklaroi Rama.

Kryeministri shprehu pakënaqësi edhe për ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. “Është shumë zhgënjyese të shohësh se ne në Shqipëri po pengohemi në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Qeveritë e moderuara po kushtëzohen gjithnjë e më shumë nga ekstremet”, tha ai.

Rama vuri në pikëpyetje mundësinë e anëtarësimit nëse BE-ja nuk ndryshon mënyrën e vendimmarrjes. “Nuk besoj se do të ketë ndonjëherë vend për ne në Bashkimin Evropian nëse diçka nuk ndryshon, nëse nuk ndryshojnë rregullat për të drejtën e vetos”, deklaroi ai. Sipas Ramës, një alternativë mund të jetë “integrimi gradual në tregun e brendshëm”.

Rama deklaroi se Europa duhet fillimisht të forcojë bashkimin e saj, duke përfshirë në tryezën e Bashkimit Europian shtatë vendet që janë tashmë në proces anëtarësimi, dhe më pas të shqyrtojë mënyrat për të tërhequr talente nga jashtë kontinentit.

“Para së gjithash duhet të bashkojmë Europën, domethënë duhet të sjellim menjëherë në tryezën e Bashkimit Europian shtatë vendet që janë tashmë në rrugën e anëtarësimit. Më pas duhet të shohim se si të hapemi ndaj talenteve jashtë Europës”, tha Rama në margjinat e Forumit Ambrosetti në Cernobbio.

Kryeministri shqiptar hodhi gjithashtu idenë që Europa t'u ofrojë të rinjve të talentuar nga e gjithë bota mundësinë për të studiuar në universitetet europiane dhe, pas përfundimit të studimeve, të marrin shtetësi europiane.

“Nuk do të ishte një ide e keqe t'u thoshim të gjithë talenteve të botës: ‘Ejani të studioni në universitetet tona dhe, në fund të studimeve, do t'ju japim edhe pasaportën europiane’. Kjo do të ishte plotësisht e ligjshme dhe shumë e mirë për burimet njerëzore të Europës, të cilat po pakësohen gjithnjë e më shumë”, tha Rama.

Duke folur për ndikimin e emigracionit në ekonomi, Rama argumentoi se vlerësimi varet nga lloji i emigracionit. Sipas tij, emigracioni i paligjshëm mund të sjellë pasoja negative, ndërsa emigracioni i ligjshëm është i dobishëm për ekonominë.

Ai shtoi se Europa duhet të gjejë një ekuilibër, i cili sipas tij aktualisht mungon, për të luftuar njëkohësisht emigracionin e paligjshëm dhe atë që e quajti “dimri demografik” i kontinentit.

Rama nënvizoi marrëdhënien e veçantë të Shqipërisë me Italinë. “Italia nuk është vetëm një partner i madh. Italia është dashuria e madhe, të tjerët janë partnerë”, deklaroi kryeministri shqiptar.edi rama europa titaniku Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Jared Kushner nuk mund ta pushtojë Ballkanin 5 Shtator 2026, 12:0512:05Politike Zjarret në Himarë e Fier, Rama urdhëron Bashkitë: Vlerësoni dëmet, dëmshpërblim për të prekurit 5 Shtator 2026, 11:4411:44Politike Zjarret në Himarë, Zhupa akuza Bashkisë: Mbi 130 mln euro tendera, por shërbimi zjarrfikës katastrofë 5 Shtator 2026, 11:3311:33Politike “Mbërrita në SHBA”, Berisha publikon pamjet nga aeroporti (Video) 5 Shtator 2026, 09:2809:28Politike Presidenti Begaj në Përmet: Të ruajmë traditën dhe markën e produkteve vendase 4 Shtator 2026, 21:5321:53Politike Frika e një atentati?! Pse Edi Rama e braktisi avionin shtetëror? 4 Shtator 2026, 18:0918:09Politike