Lajme Zone
Qetësohet situata në Tiranë pas disa orësh kaosi, policia nis shoqërimin e protestuesve
PolitikëPamfleti

Qetësohet situata në Tiranë pas disa orësh kaosi, policia nis shoqërimin e protestuesve

Ndërsa grumbullimet dhe konfrontimet në rrugë janë zbehur, efektivët kanë nisur patrullimet në disa zona të kryeqytetit.

Momenti kur ndalohet një person Pas një dite të gjashtë të tensionuar, me përplasje në disa zona të kryeqytetit, sulme ndaj institucioneve dhe ndërhyrje të vazhdueshme me gaz lotsjellës, situata në Tiranë është qetësuar. Forcat e policisë kanë nisur patrullimet në rrugët e qytetit dhe po shoqërojnë një numër të madh protestuesish. Situata në Tiranë është qetësuar mbrëmjen e së dielës, pas orësh të gjata përplasjesh mes protestuesve kundër qeverisë së Edi Ramës dhe forcave të policisë.

Ndërsa grumbullimet dhe konfrontimet në rrugë janë zbehur, efektivët kanë nisur patrullimet në disa zona të kryeqytetit. Policia patrullim te Parku Rinia Policia po kryen shoqërimin e shumë protestuesve pas incidenteve të regjistruara gjatë ditës. Ndërhyrjet për shoqërimin e personave po zhvillohen pas një proteste që u shtri në disa prej akseve kryesore të Tiranës dhe u shoqërua me përdorim të gazit lotsjellës, ujëhedhëseve, gurëve, fishekzjarrëve dhe koktejve Molotov. Policia te Shallvaret Një nga përplasjet e fundit u regjistrua pranë selisë së Partisë Demokratike, ku shumë protestues hynë për t'iu shmangur ndjekjes së policisë. Efektivët hodhën sasi të mëdha gazi lotsjellës në oborrin e godinës, ndaluan disa persona dhe vendosën një kordon te porta e jashtme. Nga selia dolën deputetë demokratë, ndërsa në vendngjarje mbërriti edhe një ambulancë.

Ndërhyrja shkaktoi reagimin e drejtuesit të PD-së, Sali Berisha, i cili akuzoi kryeministrin Rama se kishte tentuar të manipulonte protestën dhe e cilësoi përdorimin e gazit në ambientet e selisë së opozitës një veprim hakmarrës të policisë.

Gjatë së dielës, tensionet përfshinë edhe selinë e Partisë Socialiste, e cila u sulmua dy herë. Në incidentin e parë, persona që dolën nga godina me shkopinj druri u përballën me demonstruesit, ndërsa në sulmin e dytë protestuesit hodhën gurë dhe koktej Molotov drejt selisë socialiste.

Përplasje u regjistruan gjithashtu pranë Kryeministrisë, në Sheshin Skënderbej dhe te Ministria e Brendshme, ku hyrja kryesore u përfshi nga flakët pas hedhjes së mjeteve ndezëse. Një tjetër zjarr shpërtheu në katin e parë të Komisariatit Nr. 3 pas hedhjes së koktejve Molotov.

Më vonë, demonstruesit u zhvendosën në Rrugën Bardhyl, ku u sulmua një filial i Intesa Sanpaolo Bank, përpara se marshimi të mbërrinte te kryqëzimi i QSUT-së. Aty policia u doli përpara protestuesve dhe përdori sërish gaz lotsjellës gjatë përplasjeve.

Përgjatë ditës, forcat e rendit përdorën edhe automjete ujëhedhëse, ndërsa pranë Kryeministrisë u vendosën forcat speciale RENEA me mjete të blinduara për sigurimin e godinës.

Tashmë, pas qetësimit të situatës, vëmendja e policisë është përqendruar te patrullimet dhe shoqërimi i protestuesve. Këto veprime pasojnë një ditë gjatë së cilës përplasjet u zhvendosën vazhdimisht nga një zonë e Tiranës në tjetrën, ndërsa demonstruesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.policia screenshot 65 screenshot 62 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Spartak Ngjela shtron dilemën “hamletiane”: Shqipëria apo Rama? 18 Tetor 2026, 21:1321:13Aktualitet Sulmi me molotov ndaj Komisariatit Nr. 3, Skender Hita: 10 policë të plagosur, dhuna nuk mund të justifikohet 18 Tetor 2026, 20:3520:35Aktualitet Policia ndjek protestuesit deri në selinë e PD-së, hedh sasi të mëdha gazi lotsjellës në oborr 18 Tetor 2026, 20:3320:33Aktualitet Policia u zë pritë protestuesve te kryqëzimi i QSUT-së, gaz lotsjellës dhe përplasje; sulmohet një filial banke 18 Tetor 2026, 20:3020:30Aktualitet Nuk ndalen protestuesit, marshojnë në rrugët e Tiranës dhe bëjnë thirrje për largimin e Ramës 18 Tetor 2026, 20:0820:08Aktualitet Video/ Komisariati nr.3 fushë beteje, momenti kur protestuesit përplasen me efeketivët 18 Tetor 2026, 19:4919:49Aktualitet