Lajme Zone
Rreth 200 pedagogë mbështesin largimin e Ramës, kërkojnë krijimin e një qeverie teknike
PolitikëPamfleti

Rreth 200 pedagogë mbështesin largimin e Ramës, kërkojnë krijimin e një qeverie teknike

Nisma vjen në një moment kur përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë përfshirë prej ditësh kryeqytetin, ndërsa përdorimi i gazit lotsjellës, plumbave të gomës dhe mjeteve të tjera të ndërhyrjes policore ka ngritur shqetësime për trajtimin e të rinjve që marrin pjesë në demonstrata.

Edi Rama Komuniteti akademik nis të organizojë një reagim të përbashkët pas përplasjeve mes studentëve dhe policisë në Tiranë. Afro 200 pedagogë kanë nënshkruar një deklaratë në mbrojtje të të drejtave të studentëve, ndërsa Forumi i Dialogut Politik u bën thirrje kolegëve të tyre në të gjithë vendin të bashkohen me nismën. Mbi 200 pedagogë kanë nënshkruar një deklaratë në mbrojtje të studentëve dhe të drejtave të tyre, pas episodeve të dhunës që kanë shoqëruar protestat kundër qeverisë së Edi Ramës në Tiranë.

Nisma vjen në një moment kur përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë përfshirë prej ditësh kryeqytetin, ndërsa përdorimi i gazit lotsjellës, plumbave të gomës dhe mjeteve të tjera të ndërhyrjes policore ka ngritur shqetësime për trajtimin e të rinjve që marrin pjesë në demonstrata.

Forumi i Dialogut Politik ka njoftuar se deklaratës i janë bashkuar mbi 230 pedagogë dhe u ka drejtuar një thirrje të hapur anëtarëve të komunitetit universitar në të gjithë Shqipërinë që të shtojnë mbështetjen për studentët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Forumi u kërkon pedagogëve të mos kufizohen te shprehja individuale e solidaritetit, por të bëhen pjesë e një qëndrimi të përbashkët publik kundër dhunës ndaj studentëve dhe në mbrojtje të të drejtave të tyre.

“Solidariteti nuk mjafton të shprehet, duhet edhe të dëshmohet!”, thekson Forumi i Dialogut Politik në mesazhin drejtuar pedagogëve.

Deklarata synon të bashkojë zërat e universiteteve në një reagim që shkon përtej mbështetjes morale. Përmes nënshkrimit, pedagogët shprehin publikisht qëndrimin e tyre në mbrojtje të studentëve dhe kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre gjatë protestave.

Pedagogët kërkojnë krijimin e një qeverie teknike. Sipas pedagogëve, një qeveri e tillë duhet të garantojë stabilitetin institucional, qetësimin e tensioneve dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve.

“I bëjmë thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë kërkesat e studentëve dhe t’i hapë rrugë paqëtimit të vendit. Kërkojmë dorëheqjen e tij dhe krijimin e një qeverie kujdestare”, thuhet në deklaratë.

Nënshkruesit u kërkuan gjithashtu punonjësve të policisë të ndërpresin dhunën ndaj studentëve dhe të refuzojnë zbatimin e urdhrave të paligjshëm, duke paralajmëruar se përgjegjësia për veprime të tilla është individuale. Thirrja merr rëndësi të veçantë pas ditës së gjashtë të përplasjeve në Tiranë, kur demonstruesit dhe policia u përballën në disa zona të kryeqytetit. Forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe ujëhedhëse, ndërsa protestuesit hodhën gurë, fishekzjarrë dhe koktej Molotov. Tensionet u shtrinë nga zona e Kryeministrisë dhe Sheshi Skënderbej deri pranë QSUT-së dhe selive të partive politike.

Përdorimi i forcës ndaj studentëve dhe të miturve ka nxitur edhe reagime ndërkombëtare. Eurodeputeti Rihards Kols ka kritikuar qeverinë shqiptare për trajtimin e protestuesve dhe gazetarëve, duke kërkuar hetimin e çdo rasti të dhunës policore. Ndërkohë, Unioni Ndërkombëtar Demokrat ka kërkuar përmbajtje nga autoritetet dhe respektimin e së drejtës së protestës paqësore.

Në këtë klimë, nisma e pedagogëve e zgjeron reagimin ndaj dhunës edhe në mjedisin universitar. Forumi i Dialogut Politik synon që numri i nënshkruesve të rritet dhe që mbështetja për studentët të marrë përmasa më të gjera në institucionet e arsimit të lartë në të gjithë vendin. pedagogoe rama screenshot 70 screenshot 71 screenshot 72 screenshot 73 screenshot 74 screenshot 75 universitet Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Gazi lotsjellës te PD-ja, reagon Policia e Shtetit: Grupi i molotovëve u fut në seli dhe na sumoi 18 Tetor 2026, 21:4021:40Aktualitet Protestat në Tiranë, 28 të lënduar përfjnë në spital; mes tyre efektivë policie, protestues dhe gazetarë! 18 Tetor 2026, 21:2421:24Aktualitet Qetësohet situata në Tiranë pas disa orësh kaosi, policia nis shoqërimin e protestuesve 18 Tetor 2026, 21:2321:23Aktualitet Spartak Ngjela shtron dilemën “hamletiane”: Shqipëria apo Rama? 18 Tetor 2026, 21:1321:13Aktualitet Sulmi me molotov ndaj Komisariatit Nr. 3, Skender Hita: 10 policë të plagosur, dhuna nuk mund të justifikohet 18 Tetor 2026, 20:3520:35Aktualitet Policia ndjek protestuesit deri në selinë e PD-së, hedh sasi të mëdha gazi lotsjellës në oborr 18 Tetor 2026, 20:3320:33Aktualitet