Karikatura Pamfleti / Pas 15 vitesh pushteti riciklon të njëjtën alibi: kur qytetarët ngrihen kundër qeverisë, kryeministrat shpallin komplote. Shqipëria ka ndërruar sundimtarin, por jo Këndin e Emulacionit… Dritëroi ynë i madh e njihte aq mirë këtë vend, sa edhe marrëzitë që nuk i pa me sy, i la të shkruara në vargje. Nuk arriti t’i shihte dronët me eksploziv të Edi Ramës. Përndryshe, me siguri do të kishte shkruar diçka edhe për to.
Në vendin tim e në vendin tënd
Hënën si petull e pjekin në shkëmb.
Në vendin tim e në vendin tënd
Një i çmendur, një vend e çmënd.
Dritëro Agolli
Më 21 janar 2011, Sali Berisha na tregoi historinë e famshme të çadrave pistoletë. Katër njerëz humbën jetën nga plumbat e Gardës së Republikës, ndërsa kryeministri i atëhershëm kërkonte vrasësit mes çadrave të protestuesve. Madje, sipas tij, disa prej këtyre armëve misterioze kishin ardhur nga Bullgaria. Shqipëria nuk kishte prodhuar ndonjëherë pistoleta të tilla, por kishte prodhuar një kryeministër që i shihte ato kudo.
Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, Edi Rama na njofton se një dron me eksploziv kishte marrë përsipër të godiste Kryeministrinë. Teknologjia ka përparuar. Çadrat kanë dalë nga moda. Tani armiqtë e qeverisë vijnë nga qielli.
Madje, kryeministri ynë paska edhe informacione se pas dronit qëndrojnë ‘duar të huaja’. Kush e nisi, nga erdhi, ku u neutralizua, kush e ekzaminoi dhe ku përfi eksplozivi, këto hollësi duket se nuk kanë ndonjë rëndësi. Rëndësi ka që Edi Rama e pa rrezikun dhe na e tregoi dy ditë më vonë. Për provat mund të presim. Kryeministri ka punë më urgjente: të shpëtojë Shqipërinë nga shqiptarët.
Historia reagon gjithmonë përmes humorit të zi, që vështirë se mund ta shpikte edhe një dramaturg i talentuar. Në vitin 2011, Rama ishte në krye të opozitës, së cilës Berisha i atribuonte çadrat pistoletë. Sot, nga kolltuku ku dikur rrinte Berisha, Rama flet për dronë me eksploziv. Ndërrojnë karriget, ndërrojnë armët, ndërsa skenari ruan të njëjtën logjikë: sa herë qytetarët kërkojnë llogari, pushteti u tregon një armik të padukshmën.
Natyrisht, nëse droni ka ekzistuar, institucionet duhet të paraqesin provat që mund të bëjnë publike dhe të hetojnë autorët. Një sulm me eksploziv ndaj Kryeministrisë është çështje e sigurisë kombëtare. Pikërisht për këtë arsye, nuk mund të shërbejë si dekor i një fjalimi politik. Deri tani, Rama ka dhënë një rrëfim, jo provat që do ta mbështesnin atë.
Ndërkohë, studentët dhe qytetarët vazhdojnë të protestojnë kundër korrupsionit dhe klientelizmit, ndërsa kryeministri u tregon historinë e një droni që, për fat të mirë, paska dështuar në misionin e tij.
Kështu funksionon pushteti në Shqipëri. Kur nuk u përgjigjet dot pyetjeve që vijnë nga toka, fillon të kërkojë përgjigje në qiell.
Dikur kishim një kryeministër që shihte pistoleta nëpër çadra. Sot kemi një tjetër që sheh eksploziv mbi Kryeministri.
Dritëroi kishte të drejtë. Në këtë vend edhe hënën e pjekin si petull në shkëmb. Ndërsa marrëzinë, prej vitesh, na e servirin si informacion të klasifikuar të sigurisë kombëtare./Pamfletiçadrat pistoletë dronë me eksplozivë 2 Komente z zaho 18 Tetor 2026, 15:00 Nje idiot me halucinacione. Njeri psikopat i semure qe dhe e genjejne. Jeton tjeter realitet. Përgjigjjuni T Tony 18 Tetor 2026, 17:32 Drejtesia sado plehre te jete katandisur duhet t'i therrase mendjes e ti merret pasaporta e te ruhet mos ike. Ky pleh do ngreje nje "qeveri" ne mergim e nje Zot e di se cdo t'i pjelle mendja se c'ka bere e do beje. Ndoshta ka boshatisuar edhe bankat. Cojeni ne spital ta kontrolloni se me keto veprime e levizje qe ben nuk eshte ne rregull. Te ushtrohet presion mbi pikat kufitare te mos kaloje. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Editorial Brezi i ri sfidon dyshen që mban peng vendin 17 Tetor 2026, 15:5815:58Editorial Edi, je shumë i gjatë për t’u fshehur pas agjenturave të huaja 16 Tetor 2026, 11:1511:15Editorial Arroganca e Edi Ramës, arkitektja e shkatërrimit të Tiranës 15 Tetor 2026, 10:3510:35Editorial A ka turp kjo Mirela? 14 Tetor 2026, 12:2712:27Editorial I lumi ai që e kupton se kur është mjaft 13 Tetor 2026, 15:3215:32Editorial A po e përgatit Andy Burnham kthimin e Britanisë në shtëpi? 13 Tetor 2026, 12:1312:13Editorial

