Lajme Zone
Rama nxjerr sërish fadromat, "zhvesh" bulevardin nga pllakat
PolitikëPamfleti

Rama nxjerr sërish fadromat, "zhvesh" bulevardin nga pllakat

Fadromat kishin nisur punën që paraditen e së dielës, disa orë përpara fillimit të protestës. Ato u panë duke larguar gurë dhe pllaka nga hapësirat e trotuarit pranë Kryeministrisë, në një kohë kur autoritetet po përgatiteshin për një tjetër ditë demonstratash dhe përplasjesh.

Momente nga puna në bulevard Makineritë e rënda rikthehen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pas përfundimit të protestës së gjashtë kundër qeverisë Rama. Fadromat, të cilat u panë në punë edhe paraditen e së dielës, përpara nisjes së demonstratës, po heqin gurët dhe pllakat e trotuarit pranë Kryeministrisë, duke e lënë sipërfaqen të zhveshur deri në dhe. Zona pranë Kryeminsitrisë është kthyer sërish në një kantier punimesh mbrëmjen e së dielës, menjëherë pas përfundimit të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës. Makineritë e rënda kanë dalë përsëri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku po hiqen gurët dhe pllakat e trotuarit në zonën pranë godinës së qeverisë.

Fadromat kishin nisur punën që paraditen e së dielës, disa orë përpara fillimit të protestës. Ato u panë duke larguar gurë dhe pllaka nga hapësirat e trotuarit pranë Kryeministrisë, në një kohë kur autoritetet po përgatiteshin për një tjetër ditë demonstratash dhe përplasjesh.

Pas përfundimit të protestës, makineritë janë rikthyer në të njëjtën zonë. Këtë herë, ndërhyrja po shkon më tej: po hiqen të gjitha pllakat dhe gurët e trotuarit, ndërsa sipërfaqja po zbulohet deri në shtresën e dheut. Pamjet e mbrëmjes tregojnë një makineri të rëndë në punë dhe një pjesë të trotuarit të zhveshur nga shtresa e gurëve. Ndërhyrja po zhvillohet në të njëjtin bulevard ku, gjatë orëve të mëparshme, protestuesit dhe policia u përballën me gurë, gaz lotsjellës dhe ujëhedhëse.

Ndërhyrja vjen pas një të diele me tensione në të gjithë Tiranën. Përplasjet nisën në zonën e institucioneve qeveritare dhe u shtrinë më pas në Sheshin Skënderbej, pranë Ministrisë së Brendshme, te Komisariati Nr. 3 dhe në disa rrugë të kryeqytetit.

Gjatë ditës, selia e Partisë Socialiste u sulmua dy herë, ndërsa në mbrëmje policia hodhi gaz lotsjellës edhe në oborrin e selisë së Partisë Demokratike, ku kishin hyrë protestues që po ndiqeshin nga efektivët.

Ndërsa situata në rrugët e Tiranës është qetësuar dhe policia ka nisur patrullimet e shoqërimin e protestuesve, pranë Kryeministrisë vijon puna e fadromave. Bulevardi ku u zhvilluan përplasjet po ndryshon pamje, me trotuare të zhveshura nga gurët dhe pllakat, vetëm pak orë pas përfundimit të demonstratës.

Edi Rama deklaroi mëngjesin e së dielës se nuk do të japë dorëheqjen, ndërsa protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e tij nga drejtimi i qeverisë.fadroma rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Rreth 200 pedagogë mbështesin largimin e Ramës, kërkojnë krijimin e një qeverie teknike 18 Tetor 2026, 21:4821:48Aktualitet Gazi lotsjellës te PD-ja, reagon Policia e Shtetit: Grupi i molotovëve u fut në seli dhe na sumoi 18 Tetor 2026, 21:4021:40Aktualitet Protestat në Tiranë, 28 të lënduar përfjnë në spital; mes tyre efektivë policie, protestues dhe gazetarë! 18 Tetor 2026, 21:2421:24Aktualitet Qetësohet situata në Tiranë pas disa orësh kaosi, policia nis shoqërimin e protestuesve 18 Tetor 2026, 21:2321:23Aktualitet Spartak Ngjela shtron dilemën “hamletiane”: Shqipëria apo Rama? 18 Tetor 2026, 21:1321:13Aktualitet Sulmi me molotov ndaj Komisariatit Nr. 3, Skender Hita: 10 policë të plagosur, dhuna nuk mund të justifikohet 18 Tetor 2026, 20:3520:35Aktualitet