Lajme Zone
Qëndresa nuk ndalet në Divjakë/ Banorët në protestën e 53-të kundër shkrirjes së bashkisë: Divjaka e qytetarëve, jo e pushtetarëve!
PolitikëBalkanWeb

Qëndresa nuk ndalet në Divjakë/ Banorët në protestën e 53-të kundër shkrirjes së bashkisë: Divjaka e qytetarëve, jo e pushtetarëve!

Banorët e Divjakës kanë vijuar pa u ndalur aksionin e tyre qytetar, duke shënuar këtë të hënë protestën e 53-të radhazi kundër reformës territoriale që parashikon shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Lushnjen.

Banorët e Divjakës kanë vijuar pa u ndalur aksionin e tyre qytetar, duke shënuar këtë të hënë protestën e 53-të radhazi kundër reformës territoriale që parashikon shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Lushnjen. Përballë vendimeve të marra në zyrat e pushtetit, qytetarët e Divjakës po tregojnë qëndresë për të mbrojtur autonominë dhe identitetin e komunitetit të tyre. Kjo nismë e ekzekutivit, sipas banorëve, synon të fshijë me një të rënë të lapsit një histori 34-vjeçare të Divjakës si qytet dhe gati 12 vite si bashki e konsoliduar me administratë më vete. Mbrëmjen e së hënës, banorët e mbyllën tubimin e tyre me një marshim përgjatë rrugëve kryesore të qytetit, duke përcjellë një mesazh të prerë për autoritetet. Me thirrjet “Divjaka bashki!” dhe “Divjaka e qytetarëve, jo e pushtetarëve!”, protestuesit konfirmuan se rezistenca e tyre do të vazhdojë pa u ndalur deri në realizimin e kërkesave të tyre ligjore e komunitare. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb