Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë! Në pranga edhe shoku (VIDEO)


Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Kuçovës, pasi një ditë më parë u qëllua me armë zjarri drejt një makine të parkuar.

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Kuçovës, pasi një ditë më parë u qëllua me armë zjarri drejt një makine të parkuar. Blutë bëjnë me dije se në banesën e Ardian Xhakos gjetën një armë zjarri dhe disa fishekë, të cilat dyshohet se lidhen me ngjarjen. LEXO edhe...Qëlloi me armë drejt makinës së parkuar, në kërkim 32-vjeçari në Kuçovë Arlien Çepele alias Arlind Gjoligaj u arrestua për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Ndërsa në gjendje të lirë do të hetohet një 65 vjeçar për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Njoftimi i policisë: Në vijim të informacionit të dhënë më datë 23.08.2026, për ngjarjen e ndodhur në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, në bashkëpunim me Prokurorinë Berat dhe Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, vijuan veprimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe punës së koordinuar, në Tiranë, u bë e mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasve A. Ç., alias A. Gj., 32 vjeç, dhe A. Xh., 49 vjeç, të dy banues në Kuçovë. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. Xh., në tarracë u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri dhe disa fishekë, të cilat dyshohet se lidhen me ngjarjen. Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi i shtetasve: - A. Ç., për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”. - A. Xh., për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi S. Gj., 65 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë lajm ne perditesim... Xh.K/ReportTv.al Arlien Çepele Ardian Xhako Berat kucove arme zjarri Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 61.5% Keq 29.9% Nuk e di 8.6% Vota total: 1132 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?