Një 34-vjeçar është arrestuar në Kurbin pasi kanosi me pistoletë një 50-vjeçar së bashku me dy djemtë. Autori i identifikuar si Napolon Nikolli gjithashtu e ka goditur edhe me grushte 50-vjeçarin. Ngjarja u regjistrua dy ditë më parë në fshatin Adriatik, rreth orës 20:00, pas një konflikti - motivet të cilat janë ende të paqarta. LEXO edhe...6 vatra aktive në vend! Vihet nën kontroll zjarri në Gojan të Pukës, 1 helikopter në zonë! Gjatë kontrollit në banesën e tij, blutë gjetën dhe sekuestruan pistoletën, 2 krehra dhe municion luftarak, si provë materiale. "Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas marrjes së informacionit se në fshatin Adriatik, 3 shtetas ishin kanosur me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u finalizua operacioni i koduar “Reagimi”, gjatë të cilit u arrestua shtetasi: N. N., 34 vjeç, banues në fshatin Adriatik, Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”. Ky shtetas dyshohet se, më datë 22.08.2026, rreth orës 20:00, në fshatin Adriatik, ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasit N. N., 72 vjeç, M. N., 43 vjeç dhe A. N., 50 vjeç (babai dhe dy djemtë e tij), si dhe ka goditur me grushte shtetasin 50-vjeçar. Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se ka kryer kanosjen, 2 krehra dhe municion luftarak", njoftoi sot policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al Lezhe arme zjarri Kurbin Napolon Nikolli Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 61.6% Keq 29.9% Nuk e di 8.6% Vota total: 1181 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?

