Lajme Zone
Aktivitetet kulturore/ ‘Fest folk 2026’, Ansambli Kombëtar mbyll turin me Fierin! ‘Kujtesa e qytetit’, ekspozita që prezanton Pogradecin
KulturëReport TV

Aktivitetet kulturore/ ‘Fest folk 2026’, Ansambli Kombëtar mbyll turin me Fierin! ‘Kujtesa e qytetit’, ekspozita që prezanton Pogradecin

“Gjon Mili: Retrospektivë”, kuruar nga Hoëard Greenberg vijon të qëndrojë e çelur në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër.

Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit. 1. “FEST FOLK 2026”, ANSAMBLI KOMBËTAR MBYLL TURIN ME FIERIN LEXO edhe...Aktivitetet kulturore/ Festa e Koranit në Pogradec, gatime tradicionale e argëtim! ‘Fest folk 2026’, Ansambli Kombëtar udhëton drejt Beratit Fest Folk 2026 shënon mbrëmjen e sotme natën e tij të fundit të turit nëpër qytete të ndryshme të vendit. Pas udhëtimit në disa qytete, sot, artistët e Ansambli Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore do të jenë të pranishëm në Fier. 2. “PËRRALLË NGA E KALUARA” DHE “SHPELLA E PIRATËVE” NË HIMARË Pedonalja e Himarës do të kthehet në një kinema të hapur, me dy prej filmave më të dashur të kinematografisë shqiptare. Mbrëmjen e nesërme, më 25 gusht do të shfaqet “Përrallë nga e kaluara”, filmi kult i Dhimitër Anagnostit, ndërsa më 26 gusht publiku do të ketë mundësinë të ndjekë “Shpella e Piratëve”, filmin emblematik të bregdetit shqiptar, bazuar në romanin e Petro Markos. 3. “KUJTESA E QYTETIT”, EKSPOZITA QË PREZANTON POGRADECIN Ekspozita “Kujtesa e qytetit”, një udhëtim artistik përmes identitetit, historisë dhe kujtesës së Pogradecit vijon të qëndrojë e çelur në Galerinë e Artit pranë Qendrës Kulturore “Lasgush Poradeci”. Në ekspozitën, që do të qëndrojë e çelur deri më 30 gusht prezantohen vepra të një grupi të gjerë artistësh, mes tyre Anastas Kostandini, Agron Polovina, Buron Kaceli, Edi Hila, Enxhel Gegprifti, Gjergji Lako, Henri Shkurti, Joan Mato, Kastriot Laraku, Kudret Durollari, Ledio Xhaferi, Petrit Laraku, Sadik Kasa, Todi Mato dhe Vangjo Vasili. 4. EKSPOZITA E ARTISTES ITALIANE NË GALERINË E BREGDETIT “Nuk e di nëse mes malit dhe detit ka edhe një lumë” është ekspozita e artistes italiane Camilla Cardia, kuruar nga Blerta Hoçia, që vijon të qëndrojë e çelur në Galerinë e Bregdetit në Vlorë. Duke marrë peizazhin mesdhetar si pikënisje dhe si një arkiv të gjallë, ekspozita ndjek një udhëtim përmes Shqipërisë, nga Vlora drejt maleve të Thethit. Përmes një instalacioni video në dy kanale, një serie fotografike dhe vëllimesh skulpturore, artistja e trajton peizazhin jo thjesht si sfond, por si një hapësirë ku ndërthuren historia, shoqëria, politika dhe kujtesa. 5. “GJON MILI: RETROSPEKTIVË” NË MUZEUN E FOTOGRAFISË “MARUBI” “Gjon Mili: Retrospektivë”, kuruar nga Hoëard Greenberg vijon të qëndrojë e çelur në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër. Ekspozita prezanton një koleksion origjinal të veprës së Gjon Milit, një prej figurave më novatore të fotografisë së shekullit XX. 6. SAVJANA VJERDHA NË KONCERT NË ANËN E MALIT NË SHKODËR Më 25 gusht, Ana e Malit në Shkodër do të mirëpresë koncertin e këngëtares Savjana Vjerdha, në një mbrëmje vere ku muzika, argëtimi dhe komuniteti bashkohen në një atmosferë festive. Xh.K/ReportTv.al rubrika ciceron Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 61.6% Keq 29.9% Nuk e di 8.6% Vota total: 1181 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?