Lajme Zone
“Pse qeshe me ironi?”/ Plas sherri në KLP,  Stojani përplaset me Mirela Bogdanin dhe kërkon përjashtimin e saj!
PolitikëPamfleti

“Pse qeshe me ironi?”/ Plas sherri në KLP, Stojani përplaset me Mirela Bogdanin dhe kërkon përjashtimin e saj!

Shkak për tensionet u bë kërkesa e kandidatit Ylli Pjetërnikaj për përjashtimin e Vatë Stakës nga shqyrtimi i procedurës, e cila përfundoi në një seri kërkesash për përjashtimin e njëri-tjetrit, ndërsa diskutimi degradoi në akuza banale dhe personale për shkollimin.

Mbledhja e KLP Sokol Stojani iu drejtua edhe kryetares së KLP-së, Mirela Bogdani, të cilën e akuzoi se kishte reaguar në mënyrë ironike gjatë ndërhyrjes së tij duke kërkuar edhe përjashtimin e saj. Mbledhja ku duhej të diskutohej procedura për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm është shndërruar në një përplasje të fortë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku nuk munguan akuzat personale, ironitë dhe fyerjet mes anëtarëve, ndërsa në debat u përfshi edhe vetë kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani.

Shkak për tensionet u bë kërkesa e kandidatit Ylli Pjetërnikaj për përjashtimin e Vatë Stakës nga shqyrtimi i procedurës, e cila përfi në një seri kërkesash për përjashtimin e njëri-tjetrit, ndërsa diskutimi degradoi në akuza banale dhe personale për shkollimin.

Fillimisht, Vatë Staka kërkoi që Zeqir Hoda të përjashtohej nga shqyrtimi i kërkesës së Pjetërnikajt. Më pas ishte Hoda ai që kërkoi përjashtimin e Sokol Stojanit, duke vënë në dyshim objektivitetin e tij.

Pikërisht përplasja mes Hodës dhe Stojanit bëri që diskutimi të largohej gjithnjë e më shumë nga çështja për të cilën Këshilli ishte mbledhur.

Por tensionet nuk mbetën vetëm mes dy anëtarëve. Sokol Stojani iu drejtua edhe kryetares së KLP-së, Mirela Bogdani, të cilën e akuzoi se kishte reaguar në mënyrë ironike gjatë ndërhyrjes së tij duke kërkuar edhe përjashtimin e saj.

Pjesë nga debati:

Zeqir Hoda: Është njoftuar opinioni dhe media po e ndjek objektin e kësaj procedure. Në vijim të kësaj procedure u parashtrua një kërkesë tjetër, ndërkohë që objekti për të cilin ne jemi mbledhur ende nuk është bërë i ditur. Lexojeni kërkesën e z. Pjetërnikaj. Edhe po s’e bëtë ju do ta bëj unë sepse ju dhunshëm nuk më nxirrni dot nga kjo sallë, asnjëri prej jush s’më nxjerr dot.

Mirela Bogdani: Çfarë duhet të bëj. Z. Pjetërnikaj ka bërë kërkesë pë z. Staka, a duhet të jetë Staka? Duhet të jetë e qartë procedura.

Sokol Stojani: Kërkesa që bëhet nga një aplikant, si Ylli Pjetërnikaj, duhet të shqyrtohet nga Këshilli. Por e para duhet të shqyrtohet nëse duhet të jetë apo jo z. Hoda

Mirela Bogdani: Po pse kërkesa e dytë duhet sqaruar e para?

Sokol Stojani: Atëherë, nëse nuk e kupton...

Mirela Bogdani: Jo, kam nevojë të ma sqarosh se nuk e kuptova.

Sokol Stojani: Më thjesht se kaq nuk di.

(debat pa mikrofon)

Sokol Stojani: O zonja Riza hiq dorë nga ky shumësi. Mos e lësho gojën ashtu. Leje shumësin.

Zeqir Hoda: Tani i bie që unë të kërkoj përjashtimin e z. Stojani për mënyrën se si arsyeton kërkimin e z. Staka.

Sokol Stojani: Po kërkoje

Zeqir Hoda: Unë dyshoj nga objektiviteti i z. Stojani, dhe kërkoj përjashtimin e tij nga shqyrtimi i kërkesës së z. Staka për përjashtimin tim

Sokol Stojani: Unë po them se edhe qeshja e zonjës kryetare ishin muhabete kot.

Zeqir Hoda: Kërkoj zbardhjen e procesverbalit dhe pastaj të shqyrtohet kërkesa ime për përjashtimin e z. Stojani.

Sokol Stojani: Qeshjet dhe nënqeshjet e zonjës kryetare, ndaj unë kërkoj përjashtimin e saj sepse tregon një qëndrim. Tani kjo po banalizohet. Nga pyetja juaj zonja kryetare që të kërkosh se si duhet mbajtur rendi...

Zeqir Hoda: Për mua qëndrimi që mbajti z. Stojani është arsye që të përjashtohet. Sapo e shprehur qëndrimin.

Sokol Stojani: Ti ke probleme me formimin.

Zeqir Hoda: Kjo është arsye tjetër që unë kërkoj përjashtim, paragjykimi që z. Stojani bën për formimin tim.

Sokol Stojani: Çdo kërkesë duhet të ketë arsyetim logjik. Se mund të ketë edhe arsyetime si ai i z. Hoda që “jam djalë i zgjuar se e kam shtëpinë afër bibliotekës”

Mirela Bogdani: T’i lemë këto komente, të rrijmë të procedura

Sokol Stojani: Duket që z. Hoda është i stresuar.

Zeqir Hoda: Shiko anën tënde emocionale.

Sokol Stojani: Po bëhemi qesharakë...ai ka bërë shkollën natën.

Zeqir Hoda: Nuk presionohem nga adresime të tilla, aq më tepër nga ky personi që i adreson. Do përgjigjet. Z. Stojani duhet të përjashtohet...i dituri me 4 klasë shkollë.

Sokol Stojani: E ka humbur z. Hoda....znj. Kryetare ju qeshët në mënyrë ironike teksa unë jepja opinionin tim.

Mirela Bogdani: Nuk besoj të kem qeshur.

Sokol Stojani: Nëse do biem në këtë lloj banaliteti të vazhdojmë. Unë do të kërkoj përjashtimin tuaj.

Ledina Riza: Më vjen zor që jam në këtë tavolinë…të arrijë niveli i diskutimeve në të tilla banalitete nuk i takon kësaj tavoline. Kërkohet përjashtim jo pse qeshe e pse jo. Të respektojmë kandidatët që kanë aplikuar dhe publikun. Nuk e di nëse mund të qëndrojë në këtë tavolinë.

Sokol Stojani: Ky këshill nuk është më në terezi, ta marrin vesh të gjithë...

Zeqir Hoda: Kjo që po bën z. Stojani tani është presion mbi këshillin. Ky është presion plas sherri ne klp mirela bogdani Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Merr flakë automjeti në autostradën Elbasan-Tiranë, re e madhe tymi në zonë 28 Gusht 2026, 17:2117:21Aktualitet Përshkallëzohet zjarri në Vranisht të Himarës, digjet një banesë dhe disa hektarë pyje 28 Gusht 2026, 17:0717:07Aktualitet 35 orë luftë me flakët, zjarri del jashtë kontrollit në Vajkal të Bulqizës; rrezikohen banesat 28 Gusht 2026, 16:5716:57Aktualitet GJKKO e la në burg, flet avokati i Ergys Agasit: Ra akuza e pengmarrjes, u shtua një tjetër 28 Gusht 2026, 16:4516:45Aktualitet Temperatura deri në 41 gradë, parashikimi i motit për këtë fundjavë; qytetet më të nxehta 28 Gusht 2026, 16:3616:36Aktualitet GJKKO lë në burg Ergys Agasin, dëshmia: Nuk kam marrë pjesë në tenderë! 28 Gusht 2026, 16:2716:27Aktualitet