Lajme Zone
Përfundon mbledhja e PS, Rama vë në rresht ministrat dhe drejtuesit socialistë, zbardhen urdhrat!
PolitikëPamfleti

Përfundon mbledhja e PS, Rama vë në rresht ministrat dhe drejtuesit socialistë, zbardhen urdhrat!

Në qendër të diskutimeve ka qenë organizimi i PS-së në territor dhe angazhimi i drejtpërdrejtë i ministrave, deputetëve, zëvendësministrave dhe drejtuesve politikë në zonat që do t'u caktohen.

Edi Rama Kryeministri ka kërkuar një skemë të re organizimi në territor, me ministra, deputetë dhe drejtues politikë të dedikuar për zona konkrete, si dhe takime të përjavshme me qytetarët. Pas dy orësh, ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, ndërsa janë zbardhur detajet e para për porositë që kreu i qeverisë u ka dhënë socialistëve.

Në qendër të diskutimeve ka qenë organizimi i PS-së në territor dhe angazhimi i drejtpërdrejtë i ministrave, deputetëve, zëvendësministrave dhe drejtuesve politikë në zonat që do t'u caktohen.

Rama ka kërkuar ndërtimin e një skeme të personalizuar, ku secili funksionar të ketë përgjegjësi konkrete në territor. Takimet duhet të zhvillohen çdo javë, me qëllim evidentimin dhe ndjekjen e problematikave të qytetarëve.

Një nga pikat kryesore të mbledhjes ka qenë “Pasqyra Albania”, mekanizmi i prezantuar gjatë takimeve të socialistëve në Pogradec.

“Pasqyrë Albania nuk duhet të jetë një njësi, platformë etj., duhet të jetë LIGJ”, ka kërkuar Rama.

Kryeministri ka përfshirë në këtë organizim edhe “Besën” dhe “Praninë Besnike”, duke kërkuar që ato të lidhen me punën konkrete të strukturave socialiste në territor.

“Besa dhe prania besnike prezente në territor, përmes një skeme të personalizuar: drejtues politik, deputet, ministër, zv.ministër të dedikuar”, është një tjetër porosi e Ramës.

Ndërkohë ditën e nesërme, Rama ka njoftuar një takim me drejtuesit e Partisë Socialiste në Tiranë. Kjo mbledhje vjen në një moment kur brenda Bashkisë së kryeqytetit është hapur një përplasje e re për drejtimin e institucionit, pasi Erion Veliaj i hoqi Anuela Ristanit kompetencat e deleguara për drejtimin e Bashkisë.

Mbledhja u zhvillua në Vilën Qeveritare në Sauk, ndonëse fillimisht ishte parashikuar për në orën 17:30 në selinë e PS-së.

Një ditë më parë, protestuesit kishin paralajmëruar se do të mblidheshin në të njëjtën orë para selisë socialiste dhe do ta prisnin Ramën me vezë.

Gjatë paradites u përfol edhe Pallati i Brigadave si vendtakim, por përfundimisht mbledhja u zhvendos në Vilën Qeveritare dhe nisi pas orës 18:00.

Policia vendosi forca përgjatë Rrugës së Elbasanit deri në zonën e vilës dhe ngriti një perimetër sigurie në hyrje. edi rama ps mbledhja Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Erion Veliaj 'trazon' PS, shkarkon nga qelia Anuela Ristanin! 28 Gusht 2026, 18:0318:03Politike Frikë nga protesta, Rama ndryshon dy herë vendin e takimit me socialistët; 'blindon' rrugën deri te Vila e Kuqe! 28 Gusht 2026, 17:3617:36Politike Mali i Zi vijon provokimet, edhe Presidenti hedh akuza për sulme hibride; distancohet Tirana Zyrtare! 28 Gusht 2026, 15:4015:40Politike “Ripëtëritja e Berishës si Rilindja e Ramës”, Dashamir Shehi: Nuk do sjellë asgjë 28 Gusht 2026, 14:3814:38Politike Nisma e qeverisë për transparencën e çmimeve, Tabaku: Ulni taksat, luftoni monopolet dhe mbështesni bujqësinë 28 Gusht 2026, 14:2214:22Politike Rama ‘tmerrohet’ nga vezët e protestuesve, ndryshon vendtakimin me drejtuesit politikë dhe ministrat 28 Gusht 2026, 13:1013:10Politike