Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protestuesja e veçantë, këngëtarja Irini Qirjako në shesh: Më dhemb shpirti për studentët


Një protestuese e veçantë është parë sot përpara Ministrisë së Arsimit, në protestën e studentëve.

Një protestuese e veçantë është parë sot përpara Ministrisë së Arsimit, në protestën e studentëve. Ajo është këngëtarja e mirënjohur Irini Qirjako. Këngëtarja në një prononcim të shkurtër ka thënë se është në tubim, sepse i dhemb shpirti për studentët, për të cilët realiteti nuk është aspak i mirë. Përpara Ministrisë së Arsimit janë studentët, ndërsa edhe përfaqësues të PD-së pritet të bashkohen me ta. Kërkesa kryesore e protestuesve është largimi i kryeministrit Edi Rama, që e akuzojnë se drejton një qeveri të korruptuar dhe se zgjidhja vjen vetëm me ikjen e tij dhe të qeverisë së tij. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Irini Qirjako Ministria e Arsimit protesta studentet