TIRANË- Protesta e radhës e Revolucionit Flamingo është zhvilluar me disa incidente mes protestuesve dhe deputetëve, përfshirë këtu edhe me gazetarë. Protestuesit ishin mbledhur në protestë jashtë Kuvendit, ndërsa sulmuan me vezë gazetarin Bledi Mane. “Servili i Ramës, servili i Ramës”, dëgjohen t’i drejtohen ata Manes pasi e kanë qëlluar, ndërsa gazetari iu përgjigjet me pyetjen “me mua ça keni”. LEXO EDHE:Edison Ypi: Bordello Përplasjet vijuan me disa deputetë. Protestuesit përfshirë aktivisten Arvina Lleshi, ndoqën nga pas disa deputetë të mazhorancës dhe opozitës, mes tyre Kiduina Zakën, Adi Qosen, Besart Xhaferrin e Klevis Balliun. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 18:26 ‘Hajdutë, jeni të gjithë bashkë’, Arvina Lleshi përplaset me Adi Qosen dhe Vangjel Dulen Aktivistja Arvina Lleshi është përplasur verbalisht me deputetin socialist Adi Qose dhe deputetin e opozitës Vangjel Dule.Arvina Lleshi-Adi Qoses: A i ke parë skandalet e Edi Ramës?Arvina Lleshi-Vangjel Dules: Edhe ti hajdut je bashkë me këta. Nuk je më i mirë. Jeni të gjithë bashkë. Mos kujto se jemi vetëm kundër këtyre, por edhe kundër jush.Dule: Nuk mund t’ua ndryshoj mendjen juve.Arvina Lleshi-Adi Qoses: Jam kundër sistemit, jam vetëm për një Shqipëri siç e duam ne. A mund të japësh një përgjigje për atë që përfaqëson? SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 17:57 Protestuesit u vihen nga pas deputetëve të opozitës: ‘Berisha n’burg’! I kthehen Balliut: Je i shitur (VIDEO) Jo vetëm deputetët e mazhorancës. Protestuesit kanë ndjekur nga pas edhe ligjvënësit demokratë me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”. Është aktivistja Arvina Lleshi që ka ndarë pamjet, ndërsa protestuesit përballen me deputetët Besart Xhaferri dhe Klevis Balliu. Këtë të fundit e quajtën “deputet të shitur”.Arvina Lleshi-Besart Xhaferrit: “Rama në burg, Berisha në burg. Ua, paske hequr mjekrën, s’të njoha.”Protestuesit-Klevis Balliut: “Rama në burg, Berisha në burg. Banorët e Astirit pse nuk i mbron? Deputet i shitur je.” SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 17:55 Arvina Lleshi përplaset me Kiduina Zakën: Je hajdute, zari i Ballukut! Deputetja këshilla si psikologe: Menaxho emocionet, të jap seanca falas Protestuesja Arvina Lleshi është përplasur me deputeten socialiste Kiduina Zaka. Ajo e ka zënë ‘pritë’ deputeten ndërsa ishte pranë Kryesisë së Kuvendit duke e quajtur “hajdute” dhe “zar të Belinda Ballukut”.Lleshi po e filmonte me video momentin, por as deputetja nuk e kurseu dhe nxori telefonin duke filmuar protestuesen, të cilën e këshilloi që të mësojë të menaxhojë emocionet dhe se si psikologe do t’i ofronte orë falas.Debati mes Arvina Lleshit dhe Kiduina ZakësArvina Lleshi: Hajde, Kiduina Zaka, na shpjego pak live ato postimet për protestuesit. Na shpjego pse i ke bërë. Ti je një ndër hajdutet e Ramës, ti je një ndër zaret e Belindës.Kiduina Zaka: Duhet të mësosh të kontrollosh emocionet.Arvina Lleshi: Ti je ndër zaret e Belindës.Kiduina Zaka: Duhet të mësosh të kontrollosh emocionet.Arvina Lleshi: Emocionet tuaja i keni kontrolluar ju?Kiduina Zaka: Ti e di që unë jam psikologe. Do të të ofroj disa seanca.Arvina Lleshi: Bëja Ramës, atyre deputetëve të tjerë që ofendojnë. Bëja koleges Luarasi, që ka dhënë urdhër për të marrë zvarrë. Hajdute, hajdute, hajdute! Zari i Belindës, zari i Belindës!Kiduina Zaka: U lodhe? Kaq e pate?Arvina Lleshi: Nuk lejohet të kalosh këtu. Këtu s’ka vija të bardha. O hajdute! SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise Arvina Lleshi Kiduina Zaka Bledi Mane Komente Komento Sari: 05/10/2026 17:09 Mos e rruj o Bled Mane dhe vec perpara Përgjigju Sondazhi i ditës:
3 Tetor, 19:15
Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 21.8% Nuk e di 6.8% Vota total: 2292 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?
