Lajme Zone
Protestuesit nuk e thyen dot xhamin, kompania kineze shfrytëzon videon për reklamë (Video)
BotëGazeta Tema

Protestuesit nuk e thyen dot xhamin, kompania kineze shfrytëzon videon për reklamë (Video)

Një video nga Franca është kthyer në hit në rrjetet sociale, por këtë herë vëmendjen nuk e kanë marrë protestuesit, por një xham që duket se i ka rezistuar çdo tentative për t’u thyer.

Një video nga Franca është kthyer në hit në rrjetet sociale, por këtë herë vëmendjen nuk e kanë marrë protestuesit, por një xham që duket se i ka rezistuar çdo tentative për t’u thyer.

Pamjet tregojnë disa persona që godasin vazhdimisht vitrinën e një dyqani, duke u përpjekur ta shkatërrojnë atë, por pa sukses. Pavarësisht goditjeve të përsëritura, xhami mbetet i paprekur, duke i lënë protestuesit pa arritur qëllimin e tyre.

Videoja nuk kaloi pa u vënë re nga një kompani kineze, Hengxinfeng Special-Glass Co. Ltd, e specializuar në prodhimin e xhamave të përforcuar. Kompania e shfrytëzoi momentin për të promovuar rezistencën e produkteve të saj, duke e kthyer një episod të tensionuar në një reklamë të papritur.

Në vend të një fushate tradicionale marketingu, kompania përfitoi nga një video që po qarkullon me shpejtësi në internet, ku produkti i saj u bë protagonist në një demonstrim të pazakontë të qëndrueshmërisë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit e kanë cilësuar situatën si një nga reklamat më të papritura.

Një tentativë për të shkatërruar një vitrinë përfi kështu në një publicitet të mirëfilltë për kompaninë kineze. View this post on Instagram