Lajme Zone
Celine Dion rikthehet fuqishëm në skenë, të ardhurat e majme me 16 koncerte në Paris
KulturëGazeta Tema

Celine Dion rikthehet fuqishëm në skenë, të ardhurat e majme me 16 koncerte në Paris

Pas një ndërprerjeje trevjeçare për shkak të diagnostikimit me sindromën e personit të ngurtë, këngëtarja e njohur Celine Dion është rikthyer fuqishëm në skenë, duke shënuar një sukses të jashtëzakonshëm financiar me koncertet e saj në Paris. Sipas të dhënave të publikuara nga Billboard Boxscore, 16 shfaqjet e zhvilluara gjatë muajve shtator dhe tetor në Plenitude Arena të Parisit, e njohur më parë si La Défense Arena, kanë gjeneruar gjithsej 125.5 milionë dollarë të ardhura. Për këto koncerte janë shitur rreth 539 mijë bileta.

Mesatarisht, çdo mbrëmje performanca e Dion ka siguruar 7.8 milionë dollarë, një shifër më shumë se dhjetë herë më e lartë se të ardhurat mesatare për natë të dy rezidencave të saj të mëparshme në Las Vegas. Suksesi i saj në Paris ka tejkaluar edhe rezidencën e grupit U2 në arenën Sphere, e cila kishte regjistruar të ardhura prej 6.1 milionë dollarësh për çdo shfaqje dhe ishte konsideruar rezidenca me fitimet më të shpejta në histori.

Por rikthimi i këngëtares nuk do të përfjë këtu. Celine Dion pritet të rikthehet në Paris vitin e ardhshëm, ku ka planifikuar edhe 10 koncerte të tjera, nga 8 deri më 29 maj. Megjithatë, pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm të fundit, dy rezidencat e saj në Las Vegas vijojnë të mbajnë vendet kryesore në historinë e Billboard Boxscore për të ardhurat totale. Rezidenca e parë, “A New Day…”, e zhvilluar nga viti 2003 deri në vitin 2007 në The Colosseum të Caesars Palace, gjeneroi 385.1 milionë dollarë nga 714 shfaqje. Ndërsa “Celine”, që u zhvillua nga viti 2011 deri në vitin 2019 në të njëjtën sallë, siguroi 296.2 milionë dollarë nga 427 koncerte.

Rikthimi në skenë vjen pas një periudhe të vështirë për këngëtaren, e cila në vitin 2022 bëri publike diagnozën me sindromën e personit të ngurtë, një sëmundje e rrallë neurologjike që ndikoi në aftësinë e saj për të performuar.