Protestuesit i kanë vënë zjarrin derës së Ministrisë së Mjedisit. Zjarri duket se është shuar pas disa çastesh, ndërsa flakë janë shfaqur edhe në dritaren e së njëjtës ministri. Një pjesë e madhe e protestuesve janë pozicionuar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku efektivët e Policisë kanë hedhur sasi të mëdha gazi lotsjellës për t’i shpërndarë. Ndërkohë, efektivët e Policisë janë pozicionuar mes selisë së Partisë Socialiste dhe Teatrit të Kukullave, në gatishmëri për të mbajtur situatën nën kontroll. Një protestues i maskuar është parë duke qëlluar me llastiqe në sheshin “Skënderbej”. Ndërkohë, e gjithë zona pranë selisë së PS-së dhe Bankës së Shqipërisë është mbuluar nga gazi lotsjellës. 1 / 2

