Lajme Zone
Protesta në Tiranë/ 13 persona paraqiten në spital
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta në Tiranë/ 13 persona paraqiten në spital

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas inf...

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore dhe poliklinikat informon se gjatë protestës së sotme janë regjistruar disa të lënduar.

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 9 të lënduar, mes të cilëve 7 protestues. Njëri prej të cilëve i lënduar në sy, po i nënshtrohet ekzaminimeve, jashtë rrezikut për jetën; si edhe 2 përfaqësues të medias.

Aktualisht, 5 të lënduar kanë lënë spitalin, pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm. Ndërsa 4 protestues po vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, janë paraqitur një protestues, një efektiv policie. Të dy kanë lënë spitalin pasi kanë marrë trajtimin.

Te Poliklinika e Specialiteteve Nr.2, Tiranë janë paraqitur 2 efektivë policie, të lënduar në sy, të cilët kanë marrë trajtim e nevojshëm.

Të lënduarit kanë lënë ambientet e poliklinikës, pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.