Albert Nushi, shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike, bëri të ditur se policia ka konstatuar thirrje për sulme ndaj efektivëve, djegie të automjeteve të policisë dhe dëmtim të pronës publike e private. Albert Nushi, shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike Policia e Shtetit ka përforcuar masat e sigurisë në Tiranë për protestën e paralajmëruar për ditën e sotme, pas konstatimit të thirrjeve në rrjetet sociale për grumbullimin e personave të maskuar dhe përdorimin e mjeteve të rrezikshme gjatë tubimit.
Albert Nushi, shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike, deklaroi për mediat se janë evidentuar mesazhe që bëjnë thirrje për sulme ndaj punonjësve të policisë, djegie të automjeteve dhe dëmtim të pronës publike e private. Sipas tij, për këto raste ka nisur procedimi penal, ndërsa strukturat e specializuara po punojnë për identifikimin e personave përgjegjës.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos përfshihen në veprime të paligjshme, ndërsa prindërve u ka kërkuar të shmangin ekspozimin e fëmijëve ndaj situatave të rrezikshme. Apel i veçantë u është drejtuar edhe gazetarëve dhe operatorëve mediatikë, të cilëve u kërkohet të respektojnë perimetrat e sigurisë gjatë raportimit në terren.
“Nisur nga thirrjet e vazhdueshme në rrjetet sociale dhe në grupet e hapura në platformat online për grumbullimin e personave të maskuar dhe të pajisur me lëndë piroteknike, bomba Molotov, sfera dhe vida metalike, shkopinj druri e metalikë, gurë dhe sende të tjera të forta, me qëllim ushtrimin e dhunës gjatë tubimit të paralajmëruar për ditën e sotme, Policia e Shtetit ka shtuar masat parandaluese dhe reaguese për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Edhe gjatë ditës së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit ka konstatuar thirrje të shumta për sulme ndaj punonjësve të Policisë, shkatërrimin dhe djegien e automjeteve të Policisë, si dhe dëmtimin e pronës publike dhe private.
Në lidhje me këto thirrje, Policia e Shtetit ka nisur procedimin penal dhe strukturat e specializuara po kryejnë veprime hetimore për identifikimin e personave përgjegjës dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Personat që synojnë ta shfrytëzojnë tubimin për të ushtruar dhunë, pavarësisht maskimit apo përpjekjeve për të fshehur identitetin, do të identifikohen dhe do të përballen me përgjegjësinë ligjore.
Pjesëmarrësit në tubim të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm dhe të mos bëhen pjesë e veprimeve të paligjshme.
U bëjmë thirrje prindërve të mos lejojnë që fëmijët e tyre të marrin pjesë në tubime apo të qëndrojnë në ambiente ku siguria e tyre mund të vihet në rrezik nga përplasjet dhe aktet e dhunshme të paralajmëruara në rrjetet sociale. Mbrojtja e fëmijëve nga situatat e rrezikshme është përgjegjësi e përbashkët.
Gazetarët dhe operatorët mediatikë që raportojnë nga terreni, të respektojnë perimetrat e sigurisë të përcaktuar nga Policia dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë, për të shmangur rrezikimin e jetës dhe shëndetit të tyre. Vlerësojmë maksimalisht rëndësinë e informimit të publikut dhe të ushtrimit të lirë të veprimtarisë gazetareske, në respektim të masave të sigurisë.
Edhe një herë, apelojmë për qetësi, përgjegjshmëri dhe respektim të ligjit, në mënyrë që tubimi të zhvillohet paqësisht dhe pa cenuar sigurinë e askujt.
E drejta kushtetuese për t’u tubuar paqësisht do të respektohet dhe mbrohet, por nuk mund të përdoret si justifikim për dhunë, sulme ndaj punonjësve të Policisë apo shkatërrim të pronës.
Policia e Shtetit garanton qytetarët se shërbimet e Policisë në terren do të veprojnë në përputhje me ligjin, duke respektuar parimin e proporcionalitetit në reagimin ndaj çdo akti dhune dhe paligjshmërie”, u shpreh Nushi. thirrje për molotovë dhe sulme ndaj efektivëve 2 Komente D Daut 24 Tetor 2026, 14:42 Jooooo,protestue,mosdija mos shkatërroni
Keni kë të digjni,shtëpinë e ei rams he të Berishës,. Përgjigjjuni S Socialisti 24 Tetor 2026, 16:27 Po me policet me maska dhe civilet police me maska dhe pa shenja identifikimi c'fare do te behet nga keta drejtues policie ?
Ata mbrohen nga guret po protestuesit me c'fare te mbrohen nga gazi, uji dhe forca jo propocionale e policise ?
Ps.
SPAKUN e ka zene gazi lotsjelles. Zvarritja e qellimeshme e ceshtjeve korruptive qe flene ne dosjet e tyre, jane shkak edhe te kesaj proteste... Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit e PD-së u vënë flakën shilteve të Ramës 24 Tetor 2026, 12:5212:52Aktualitet Protesta kombëtare e studentëve, Skënder Hita zbret në terren 24 Tetor 2026, 12:4212:42Aktualitet Nis protesta kombëtare e PD-së, deputetët dhe mbështetësit demokratë marshojnë drejt Kryeministrisë 24 Tetor 2026, 12:3912:39Aktualitet “Më godet mësuese Xheni dhe më fut në qilar”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë: Nuk më besonin, më thoshin se djali gënjente 24 Tetor 2026, 11:5111:51Aktualitet Protesta kombëtare/ 1500 efektivë policie në terren, autobotet me ujë vendosen pranë Kryeministrisë 24 Tetor 2026, 11:3211:32Aktualitet Protesta në Tiranë, rreth 600 qytetarë nisen nga juglindja për t'iu bashkuar tubimit të opozitës 24 Tetor 2026, 11:1411:14Aktualitet

