Lajme Zone
Protesta e dhunshme në kryeqytet, policia shpërndahet në disa zona, nis shoqërimet e disa personave
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta e dhunshme në kryeqytet, policia shpërndahet në disa zona, nis shoqërimet e disa personave

Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit, ndërsa ka nisur shoqërimin e disa personave pas tensioneve dhe incidenteve të regjistruara gjatë protestës në Tiranë.

Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit, ndërsa ka nisur shoqërimin e disa personave pas tensioneve dhe incidenteve të regjistruara gjatë protestës në Tiranë. Protestuesit janë përplasur me efektivët e policisë, e më pas kanë hedhur fishekzjarrë dhe lëndë piroteknike, teksa policia i është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës, plumba gome dhe presion uji.

Gjatë protestës janë raportuar gjithashtu djegie të kazanëve të mbeturinave dhe dëmtime të bizneseve, përfshirë thyerjen e xhamave të një banke të nivelit të dytë në zonën e “Vasil Shantos”.

LIVE/ Protesta e dhunshme, zjarr në hyrje të Ministrisë së Bujqësisë, “breshëri” fishekzjarrësh drejt selisë së PS-së dhe Bankës së Shqipërisë, policia kundërpërgjigjet me gaz, ujë dhe plumba gome Top Channel