Protestuesit kanë nisur menjëherë të marshojnë drejt Kryeministrisë. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e klasës politike të vjetër 26-vjeçare. Protestuesit thërrasin në kor “Qeveri e krimit”, “Qeveri e drogës”, “Rama jep dorëheqjen” etj. Një rezistencë ka nisur edhe nga studentët gjatë paradites së sotme. Disa studentë e kanë pritur me protesta kreun e qeverisë Edi Rama në Universitetin e Durrësit. Kërkesa e protestuesve është e njëjtë: largimi i klasës politike që ka degraduar vendin. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 128 protesta
