Lajme Zone
Protestuesit i shkojnë Agasit te Drejtoria e Policisë: O tradhtar merre Ramën sa më parë
PolitikëJOQ Albania

Protestuesit i shkojnë Agasit te Drejtoria e Policisë: O tradhtar merre Ramën sa më parë

Pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, protestuesit kanë ndryshuar itinerar, duke u zhvendosur në drejtim të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ku mbahet i arrestuar biznesmeni Ergys Agasi.

Emri i Agasit ka qenë në fokusin e protestës pas arrestimit të tij nga Policia. Biznesmeni ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen e AKSHI-t.

Me mbërritjen para Drejtorisë së Policisë, protestuesit kanë nisur në kor thirrjet ndaj tij ndërsa arrestimin e kanë lidhur me denoncimet politike ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

“Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!”, është një nga thirrjet e dëgjuara gjatë protestës.

Turma vijon të qëndrojë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa protesta është përqendruar tashmë te arrestimi i Agasit dhe akuzat ndaj qeverisë.