I pyetur për praninë e protestuesve të maskuar dhe të miturve në selinë e PD-së, Berisha pranoi se mund të jenë strehuar aty, duke deklaruar se çdo i mitur që ndiqet nga policia është i mirëpritur dhe do të marrë mbrojtje. Sot njeriu që po përpiqet të përzgjedhë vendin e azilit politik dhe i them këtu para shqiptarëve se, vendi i azilit do të jetë qelia e burgut për Edi Ramë. Çfarë kishte planifikuar? Sot përhap nëpërmjet rrjetit të tij brenda në protestë, përhap lajmin se kryeministrinë nuk e marrin dot, dhe duhet të sulmohen dy selitë e partive të mëdha. LEXO EDHE:Protestuesit me maska sulme me molotovë nga oborri i PD, Berisha i strehon në seli: Do i mbrojmë! Policia: U futën për t’i shpëtuar kapjes! Rrezikohet edhe operatori i Report Tv (VIDEO) Për këtë qëllim ai mori dhe futi në selinë e partisë së tij 3 inspektoriate, banditë nga kartelet e drogës, të armatosur, të pajisur me hunj dhe mjete të tjera. I dështoi. Pse i dështoi? Sepse puthadorët e Ramës në këtë lëvizje nuk i ndoqi njeri. Jo i thanë, nuk kemi asnjë punë, ata janë në protestë me ne dhe ne nuk vijmë. Dështoi të sillte protestuesit që shprehnin urrejtjen ndaj partisë së krimit, sigurisht që ata nuk kishin pse vinin. Dhe i dështoi projekti. Tani që i dështoi projekti, i kemi me prova, përpiqen, bëjnë përpjekjen e dytë që kjo seli e PD-së do sulmohej nga ora 8:30 në orën 9:30. Përsëri njerëzit e vërtetë të protestës që janë shumica dërrmuese nuk mund të manipuloheshin dhe jagot e Edi Ramës në lëvizje, e braktisën masivisht. Kjo është një rrugëkalim siç e dini, dhe këtu për shkak të pozicionit të ndërtesës, parlamentit, këtu ndodh dy-tre herë në ditë kalojnë, normale. Por kësaj here, kur dështuan, ora erdhi dhe ata të cilët domethënë, në këtë skenar nuk po realizohej, policia në mënyrën më hakmarrëse, më të turpshme, më kriminale, dhunon territorin e partisë opozitare, Partisë Demokratike, në shkelje të rëndë të ligjeve dhe kushtetutës. Jo vetëm që hedhin sasi të stërmëdha bombulash gazi pa patur absolutisht asnjë lloj motivi, vetëm reprezalje ndaj Partisë Demokratike për dështimin e skenarit të tyre. Sasitë e gazit kanë qenë kolosale, kanë sëmurë njerëz këtu, i kanë helmuar njerëzit, dhe ju e patë vetë. Nuk ka patur asnjë tentativë, asnjë përpjekje nga asnjë protestues që të kryejë aktin më të vogël ndaj kësaj selie. Në këtë kuadër, paralajmëroj Edi Ramën, se me skenarë të tillë, me puçistë të cilët ne i kemi paralajmëruar, ua kemi dërguar paralajmërimin… se do mbahen personalisht përgjegjës si manipulatorë të shpifur në duart e Edi Ramës që bëjnë gjithçka brenda protestës, kundër protestës. Paralajmëroj Edi Ramën se demokratët janë në këmbë më shumë se kurrë, janë në mosbindje civile më shumë se kurrë dhe janë jo vetëm në Tiranë, por janë edhe do jenë nga Saranda, Delvina, në Tropojë. Në të katër anët e vendit, regjimi do të dridhet, regjimi nuk ka më paqe dhe qetësi. Nesër është një ditë e mrekullueshme, një ditë mosbindje civile në mbarë vendin. Pyetje: Zoti Berisha, ju sapo folët për një skenar për të sulmuar selinë e Partisë Demokratike? Ndërkohë nga ana tjetër ka një pretendim nga policia se në selinë blu ishin fshehur persona të maskuar dhe të armatosur, ndaj për këtë arsye dhe policia ka qëlluar me gaz. Sali Berisha: Çdo i mitur që sulmohet është i mirëpritur dhe do mbrohet në përputhje me ligjet nga Partia Demokratike. Mbrojtja e të miturit është detyrë themelore e çdo të rrituri. Ata që sulmojnë të miturit, ata shkelin ligjet dhe kushtetutën e vendit. Unë nuk isha i informuar me këtë, por unë i përgëzoj demokratët që i kanë marrë në mbrojtje ata dhe do t’i marrin në mbrojtje, sepse ky është një narkoshtet që sulmon të miturit. A mund ta imagjinoni ju vetë se çfarë janë këta? Pyetje: Keni patur persona të maskuar zoti Berisha? Se ka dy pretendime policia, jo vetëm të mitur por edhe persona me maska. Sali Berisha: Tani, ju mund ta thoni këtë edhe… nuk e përjashtoj, ta them, nuk e di, nuk e di, që të jem i drejtë. Po maska kanë të gjithë njerëzit sot për shkak të gazit. Sot ka gaz, këta janë të çmendur. Këta janë njerëz janë kriminelë. A e keni parë si sillen, sillen si lopë të çmendura, si kafshë të çmendura sillen ndaj protestuesve. Dhe maskë edhe ju secili ju këshilloj që edhe ju secili prej jush të mbani maskë për t’u mbrojtur. Për t’u mbrojtur nga gazi që hedhin, një gaz toksik që hedhin kudo. Tani imagjino ti, këtu në oborr, që është ambient i hapur, njerëzit nuk frynin dot nga gazi. Kishin hedhur aq shumë gaz në oborr në fillim saqë edhe u sëmurën, i mori ambulanca. Ndaj dhe ata, pse vijnë të miturit, mirë se të vijnë dhe ata do gjejnë këtu mbrojtje, do gjejnë të gjithë mbështetjen për çdo nevojë që të kenë. S’mund të kenë asnjë pasojë. Pyetje: Pse në selinë e Partisë Demokratike kishte shumë njerëz duke patur parasysh se nuk kishte asnjë aktivitet politik? Sali Berisha: Bravo. Absolutisht kishte shumë njerëz pikërisht për atë skenarin që unë njoftova. Dhe do ketë. Ne e monitorojmë. Ne e monitorojmë atë. Jagot e Ramës në protestë, ne i monitorojmë. Pyetje: Zoti Berisha, ka selia e Partisë Demokratike një mori kamerash me rezolucion të lartë, të ulët, të gjitha kamerat. A do ja vini në dispozicion prokurorisë për të rrëzuar pretendimet e policisë? Sali Berisha: Tani, ne që ta dini ju, bravo. Që ta dini ju, ne kemi një seri, kemi ngritur një seri padish pranë SPAK-ut të partisë, për tortura shtetërore, për krime kundër personit që mund të ngjiten në krime kundër njerëzimit, ndaj Ervin Demos, Skënder Hitajt, qoftë edhe një kryebandit i njërit prej komisariateve, drejtori i Tiranës, po edhe në komisariate është njëri prej tyre Hasrama, po. Pra, janë një bandë, këta të seleksionuar nga Rama, Lubia, ju e morët vesh që ata bëjnë mbledhje çdo ditë tek ‘Vila e kuqe’. Ku kupola e krimit, e Partisë Socialiste dhe qeverisë: Edi Rama, Taulant Bego Yaris, Lubi Balluku, Oltion Bistri dhe disa elementë të tjerë, janë bërë shtabi i zi i represionit të protestës. Kështu që, nuk ka diskutim që do t’i ngremë të gjitha dhe janë dërguar një seri padish, ne kemi shpallur… Ju një gjë duhet të dini. Atë që shpallim ne e qëndrojmë. Ajo që kemi shpallur ne është kjo: Një, ne mbështesim me të gjithë potencialin tonë këtë protestë, dhe ju garantoj se nga ora 8 e mëngjesit që fillojnë detyrat, gjer në orën 3 të mesnatës, në komisariatet e policisë, demokratët, deputetët, anëtarët e forumit rinor, drejtues, janë në mbështetje të kësaj proteste. Parimi i dytë, ne do të mbrojmë studentët dhe gjimnazistët. Dhe ne jemi në mbrojtje të tyre me të gjithë potencialin tonë. Këto të dyja janë qëndrimet tona të pandryshueshme dhe këtu qëndrojmë ne, deri ditën e shporrjes të këtij narkodiktatori, që tani ka filluar… jo dua ato kushte për të dhënë dorëheqje, jo s’dua ato kushte, i them, harroje! Se një nga kushtet kryesore është dorëheqja e tij e menjëhershme. Dy, zhbllokimi, krijimi i qeverisë kujdestare për zgjedhje të lira e të ndershme dhe reforma zgjedhore. Dhe zhbllokimi i të gjitha kërkesave të drejtësisë për arreste, për veprën penale të korrupsionit. Pyetje: Pra zoti Berisha do ia vini në dispozicion pamjet nga selia e Partisë Demokratike kamerat e sigurisë. Sali Berisha: Sigurisht po, sigurisht po i kërkoi prokuroria pa diskutim. Po ne nuk kemi, nuk bllokojmë drejtësinë ne. Ne në qoftë se i drejtohemi, po ata i bllokon Edi Rama, ju e keni parë, ata janë skandal. Sot po shihja unë, e njihni ju një prokurore Millonai? E njihni një, simotrën siameze të Taulant Ballës. Nipi i saj student në institutin e policisë, në kundërshtim me çdo rregull, në Spitalin Ushtarak dhe ndalonte deputetët tanë që kujdesen për të sëmurë. Shiko, këtu është një konglomerat krimi, shtetëror, krimi i karteleve të drogës, por që kësaj here shqiptarët do t’i japin vendin që meriton. Dhe e paralajmëroj Edi Ramën, ka kryer krim të shëmtuar, ka dhunuar me policë, me narkobanditë selinë e Partisë Demokratike, do jetë përgjegjës për çdo akt. Asgjë s’na lëkund ne, as këto akte, as skenarët e tjera, as kryebanditët e tij e atij që bën shërbëtorin e shpifur të Edi Ramës, opozitë e opozitës që fusnin Shkodrën për të thyer dyert e selisë. Asgjë, ne qëndrojmë në këtë protestë dhe do qëndrojmë deri në minutën e fundit të triumfit të saj. Lajmi kryesor: Protestuesit me maska sulme me molotovë nga oborri i PD, Berisha i strehon në seli: Do i mbrojmë! Policia: U futën për t’i shpëtuar kapjes! Rrezikohet edhe operatori i Report Tv (VIDEO) SI.E./Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19% Jo 77.6% Disi 3.5% Vota total: 6075 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
