Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-presidentit serb Aleksandër Vuçiç për protestat në Tiranë dhe kryeministrin Edi Rama.
Këlliçi e cilëson Ramën dhe Vuçiçin si autokratë, duke akuzuar kryeministrin Rama se ka dëmtuar interesat e kombit dhe të Kosovës, ndërsa shprehet se tashmë "ka ardhur koha që Vuçiç t’ia kthejë nderin".
Reagimi i plotë: Ashtu siç Edi Rama i ka qëndruar në krah në momente të vështira binjakut të tij, duke dëmtuar interesat e kombit dhe të Kosovës, erdhi koha që vllau Vuçiç t'i kthejë nderin. Autokrati i dorëhequr i Beogradit, vlerëson autokratin ende në detyrë në Tiranë dhe e qorton se është treguar i butë me studentët. Të dy do kenë fund të njëjtë! /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

