Lajme Zone
Protestat/ Rama: Qëllimi, destabilizimi i vendit
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat/ Rama: Qëllimi, destabilizimi i vendit

Nëna e 4-vjeçarit që u dhunua nga edukatorja në kopsht, Vo...

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp ka folur sërish për protestat në vend, ku ka theksuar se flaka e terrorit urban është shfaqur me forcë të verbër.

Sipas Ramës, terrori urban ka një qëllim, destabilizimin e vendit dhe devijimin e rrugës së Shqipërisë për në BE. “Duke qenë se në vendin tonë flaka e terrorit urban është shfaqur me forcë të verbër, ne kemi një sërë specifikash që i ndjekim me kujdes. Dje informova për një listë të gjatë personazhesh me precedentë kriminalë, që, në maskën e studentit, pa lidhje me statusin e studentit, me lëvizjen imagjinare studentore, ushtruan dhunë dhe janë ndaluar dhe proceduar nga Policia e Shtetit.

Qëllimi është i qartë: destabilizimi i vendit dhe devijimi i rrugës sonë, duke na kthyer mbrapsht në të shkuarën. Pas atyre personave qëndron krimi i organizuar dhe duar të huaja, të cilat vazhdojnë të hetohen intensivisht”, tha Rama. Nga ana tjetër pati dhe kritika për mediat për raportimin e protestave. “Më bëri përshtypje reagimi i ekraneve të korruptuara ndaj një liste që duhet t’i bënte të gjithë të reflektonin mbi mosdistancimin nga dhuna dhe relativizimin e dhunës në emër të studentëve dhe të rinisë, që, sipas këtyre ekraneve dhe VIP-ave të mbrëmjeve të glorifikimit të dhunës në ekrane, i përkasin një momenti transformues. Këtu nuk ka asnjë moment tjetër transformues, përveç një sfide të hapur me probleme që kërkojnë adresim”, tha Rama./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.