Pas protestave të dhunshme të zhvilluara në Tiranë, kanë nisur hetimet ndaj ish-kandidates për deputete Ilirjana Kuçana, për përdorimin e të miturve në veprime që dëmtojnë zhvillimin mendor ose fizik të tyre. Kuçana u shfaq duke drejtuar një grup të rinjsh gjatë protestës, ndërkohë gjatë shoqërimit dyshohet se në çantën e saj u gjetën edhe sende të paligjshme. Partia Demokratike pretendon se pedagogia Ilirjana Kuçana, njëkohësisht anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, është mbajtur për 8 orë në Komisariatin nr. 1, ku është dhunuar, fyer dhe intimiduar nga efektivët e policisë. LEXO edhe...Protestat e dhunshme në Tiranë, Blushi: Orë vendimtare për Shqipërinë! Përshkallëzimi, e vetmja zgjidhje për largimin e Ramës nga pushteti Përmes zëdhënëses Floriana Garo, PD thotë se pedagoges i është sekuestruar edhe telefoni, ndërsa para shoqërimit është kërcënuar me një mesazh ku i është dërguar fotografia e saj dhe e vajzës. Demokratët e cilësojnë shoqërimin si akt intimidimi politik dhe kërkojnë kthimin e telefonit dhe transparencë për arsyet e shoqërimit. Deklarata e plotë e PD: Partia Demokratike dënon me forcë ndalimin dhe shoqërimin në polici të pedagoges Ilirjana Kuçana, e cila u mbajt dje për tetë orë në Komisariatin nr. 1, pa asnjë arsye të ligjshme të bërë të ditur. Jo vetëm kaq, por policia e ka dhunuar, fyer dhe intimiduar duke mos e lejuar te beje një telefonatë qe ia lejon ligji. Gjithashtu i ka sekuestruar telefonin personal, pa dhënë asnjë shpjegim për bazën ligjore të këtij veprimi. “Krimi” i saj i vetëm është se qëndroi në krah të studentëve, se u përpoq t’i mbronte ata nga dhuna policore, se zgjodhi të ishte pedagoge, jo spektatore e dhunës së pushtetit ndaj të rinjve. Ilirjana Kuçana mund të jetë anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, por ajo ishte aty si pedagoge, pranë studentëve të saj, duke përmbushur një detyrim moral dhe qytetar. Por për regjimin e Edi Ramës, edhe solidariteti me studentët është kthyer në arsye për ndëshkim policor. Pedagogia Kucana para arrestimit është kërcënuar me një sms ku i është dërguar fotoja e saj dhe e së bijës, dhe i është përmendur fakti se ka një vajzë, të ketë kujdes dhe të mos dalë më në protestë. Ndalimi dhe kërcënimi i saj nuk është një veprim i izoluar. Ai është pjesë e përpjekjes së policisë për t’i dhënë jetë me dhunë narrativës së fabrikuar të qeverisë, sipas së cilës protestat e të rinjve organizohen nga Partia Demokratike. Kur propaganda nuk arrin ta provojë këtë pretendim, policia përpiqet ta prodhojë atë përmes shoqërimeve, intimidimit dhe presionit. Është e njëjta logjikë hakmarrjeje politike që u inskenua edhe ndaj deputetit Klevis Balliu, pas denoncimeve të tij kundër një drejtuesi të policisë dhe mbështetjes së hapur për të rinjtë protestues. Policia e Shtetit po sillet gjithnjë e më shumë si krahu i armatosur i qeverisë, jo si institucion në shërbim të qytetarëve dhe të ligjit. Në vend që të kursejë studentët nga dhuna, godet ata që përpiqen t’i mbrojnë. Në vend që të garantojë të drejtën kushtetuese të protestës, kërkon të identifikojë dhe të ndëshkojë mbështetësit e saj. Partia Demokratike kërkon kthimin pa vonesë të telefonit të pedagoges dhe transparencë të plotë mbi urdhrat, arsyet dhe bazën ligjore të shoqërimit. Gjithashtu hetimin dhe vënien para ligjit të kërcënuesve të saj. Sot u bëjmë thirrje të gjithë pedagogëve, mësuesve, intelektualëve dhe qytetarëve të ndershëm të qëndrojnë në krah të studentëve dhe të rinjve që protestojnë, ti bashkohe protesttës së tyre dhe të Diasporës në ora 11.00 para Ministrisë së Arsimit. Një pedagog që mbron studentët e tij nderon profesionin. Një shtet që ndëshkon pedagogët për këtë arsye dëshmon frikën e tij nga rinia dhe nga qytetarët e lirë. Partia Demokratike e përsërit: Ne nuk jemi organizatorët e protestave të të rinjve. Këto protesta janë shprehje e revoltës së tyre, e zemërimit të tyre dhe e së drejtës së tyre për të kërkuar një të ardhme tjetër. Por ne i mbështesim dhe i inkurajojmë. Jemi dhe do të qëndrojmë në krah të tyre, pa asnjë rezervë dhe deri në fund. Partia Demokratike do të jetë me protestën qytetare dhe betejën e të rinjve deri në largimin e Edi Ramës nga pushteti. Ora 13:54 Drejtoi të rinjtë në protestat e dhunshme, Ilirjana Kuçana e PD-së nën hetim për përdorimin e të miturve Ish-kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, aktualisht anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, është vënë nën hetim, lidhur me protestat e dhunshme që janë zhvilluar gjatë këtyre ditëve në Shqipëri.Ilirjana Kuçana po hetohet nën dyshimin për përfshirjen e të miturve në veprimtari që dëmtojnë zhvillimin mendor ose fizikSipas burimeve zyrtare nga uniformat blu, hetimet kanë nisur pas grumbullimit të provave dhe materialeve që ngrenë dyshime se gjatë zhvillimit të protestës janë angazhuar apo nxitur të mitur për të marrë pjesë.Ndërkohë strukturat përkatëse hetimore po vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore. Share SI.E./R.Xh/ReportTv.al floriana garo ilirjana kucana PD protestat kunder qeverise proteste Komento Komente Tati: 17/10/2026 12:46 Ilirjana mos te shetisi verdall me bombla gazi dhe adoleshente me maske. Jo per gje por u kap edhe ne flagrance me video. Ajo duhet proceduar per shfrytezim te miturish!!!! Përgjigju Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.4% Jo 78.1% Disi 3.6% Vota total: 3787 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
