Lajme Zone
Protestat në Tiranë, Demokratët Europianë: Dhuna dhe tortura nga shteti nuk kanë vend në Europë
PolitikëPolitiko

Protestat në Tiranë, Demokratët Europianë: Dhuna dhe tortura nga shteti nuk kanë vend në Europë

Demokratët Europianë kanë reaguar lidhur me protestën e djeshme në Tiranë, duke ngritur shqetësime për pretendimet e organizatave kundër torturës mbi përdorimin e tepruar të forcës, keqtrajtimin dhe ndalimet arbitrare gjatë protestave. Në reagimin e tyre, ata theksojnë se dhuna ndaj efektivëve të policisë dhe grave duhet të dënohet pa asnjë ekuivok, por nënvizojnë se shteti nuk mund t’i përgjigjet

Demokratët Europianë kanë reaguar lidhur me protestën e djeshme në Tiranë, duke ngritur shqetësime për pretendimet e organizatave kundër torturës mbi përdorimin e tepruar të forcës, keqtrajtimin dhe ndalimet arbitrare gjatë protestave. Në reagimin e tyre, ata theksojnë se dhuna ndaj efektivëve të policisë dhe grave duhet të dënohet pa asnjë ekuivok, por nënvizojnë se shteti nuk mund t’i përgjigjet dhunës me abuzim apo torturë.

Demokratët Europianë i kanë kërkuar qeverisë së Edi Ramës të garantojë hetime të pavarura, përgjegjësi për shkeljet dhe përdorim proporcional të forcës nga policia.

Reagimi i plotë:

“Dje në Shqipëri, organizatat kundër torturës ngritën akuza serioze për përdorim të tepruar të forcës, keqtrajtim dhe ndalime arbitrare gjatë protestave. Dhuna ndaj efektivëve të policisë dhe grave duhet të dënohet me vendosmëri dhe pa asnjë ekuivok. Por asnjë shtet nuk mund t’i përgjigjet dhunës me abuzim apo torturë.

Qeveria e Edi Ramës duhet të garantojë hetime të pavarura, vënie para përgjegjësisë dhe përdorim proporcional të forcës nga policia.

Tortura nuk ka vend në Europë.” Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm