Bashkëdrejtuesi socialist i Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, foli sot lidhur me mundësinë që Tirana të jetë një rajon më vete.
Mazniku deklaroi sot për “A2 CNN” se Tirana i ka të gjitha parametrat për t’iu nënshtruar një ndarjeje të tillë.
Sipas tij, ky vendim i takon një faze të mëtejshme, pasi ajo fillestare që mund të marrë deri në 8 vite kërkon ridimensionim të mekanizmave të përfaqësimit nga këshillat bashkiakë dhe kryebashkiakët. “Tirana i ka të gjitha parametrat për të qenë një rajon më vete. Unë mendoj që në një fazë të parë, prej katër deri në tetë vjetësh, rajonet duhet të jenë mekanizma përfaqësimi nga këshillat bashkiakë dhe kryetarët e bashkive të rajonit. Më pas mund të shohim opsionin e një zgjedhjeje të drejtpërdrejtë, por kjo në një fazë të mëtejshme. Disa funksione që bashkitë nuk i bëjnë dot, i agregojnë në nivel rajonal. Rajonet duhet të kenë potencialisht burimet e tyre financiare”,-deklaroi Mazniku./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

