Lajme Zone
Nga “babai politik” te “kalbja në burg", a i dërgoi Rama ultimatum Veliajt përmes Toni Gogut?
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Nga “babai politik” te “kalbja në burg", a i dërgoi Rama ultimatum Veliajt përmes Toni Gogut?

Ditën e sotme kanë dalë në media informacione se Edi Rama i ka dërguar në qeli Veliajt ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, për ta kërcënuar. Sipas raportimeve mediatike, ai i ka përcjellë një mesazh të kryeministrit.

Rama-Veliaj-Gogu Përplasja Rama-Veliaj duket se po hyn në një fazë të re pas transferimit të kryebashkiakut në burgun e Fierit. Në media kanë qarkulluar pretendime se kryeministri i ka dërguar një ultimatum për dorëzimin e mandatit përmes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu. Ky i fundit ka reaguar, duke konfirmuar takimin me Veliajn, por duke mohuar kategorikisht se ka përcjellë kërcënime apo mesazhe nga Rama. Përplasja mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës duket se sa vjen edhe përkeqësohet. Transferimi i tij në Fier ishte sinjal i qartë se lufta ka nisur dhe duket se tani situata është trazuar akoma dhe më shumë.

Ditën e sotme kanë dalë në media informacione se Edi Rama i ka dërguar në qeli Veliajt ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, për ta kërcënuar. Sipas raportimeve mediatike, ai i ka përcjellë një mesazh të kryeministrit.

“Jam me porosi të KM këtu. Dua të të përcjell tekstualisht atë që KM më ka porositur:

‘Është hera e fundit që po të drejtohem si babai yt politik, nga sot e tutje do të drejtohem veç si kryeministër.

-Dorëzo mandatin urgjentisht.

-Delego pushtetin te emrat që do të them unë.

-Hiq dorë nga avokati Plarent Ndreca.

-Prano që ke gisht te Flamingot.

Në të kundërt, do të të transferoj te burgu 302 dhe do të orientoj SPAK-un të nisë hetime për minim të rendit kushtetues dhe do të të kalb në burg”, ka qenë mesazhi që thuhet se Gogu i ka thënë. Po sipas raportimeve, Veliaj është përgjigjur menjëherë dhe i ka thënë ministrit të Drejtësisë se “edhe sikur 100 vite burg të bëj, nuk ua marr fytyrën fëmijëve të mi”.

Ndërkohë kjo gjë pranohet dhe nga avokati i Veliajt, Plarent Ndreca. “Veliajt i është kërkuar dorëheqja si kryetar i bashkisë, të pranojë që ka gisht te ‘Flamingot’ dhe të heqë dorë nga këshilltari i tij ligjor, pra nga unë,” tha Ndreca për BIRN.

Pas disa orësh nga qarkullimi i këtyre informacioneve, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar. Ai ka pranuar se ka qenë në burgun e Fierit dhe që ka takuar Veliajn. Ai shprehet se ka shkuar atje për ta takuar dhe për të parë kushtet në të cilat është vendosur. Por Gogu shprehet se nuk i ka bërë asnjë kërcënim dhe nuk i ka dërguar asnjë mesazh.

“Më vjen thellësisht keq për të pavërtetat që janë publikuar sot lidhur me vizitën time në IEVP Fier.

Po, e kam takuar Erion Veliajn të premten. Në ushtrim të përgjegjësive të mia si Ministër i Drejtësisë, kam shkuar për t’u njohur me kushtet e trajtimit të tij dhe për të dëgjuar ankesat e shprehura publikisht nga avokati i tij. Me Erionin më lidh një miqësi shumë e hershme, të cilën e dinë të gjithë.

Por dua të jem krejt i qartë: Nuk i gjej dot arsyet pse janë stisur ato të pavërteta dhe nuk dua ta besoj që i ka thënë apo shkruar Erioni. Kush më njeh e di se nuk ka asnjë shans, në këtë botë apo në tjetrën, që unë të shqiptoj “mesazhet” që më janë vënë në gojë. Jam vërtet i befasuar. Kam shkuar për të dëgjuar shqetësimet e një njeriu pas një tymnaje mediatike dhe shqetësimeve të kuptueshme të kujtdo që shqetësohet kur flitet për liri e të drejta. Rrethanat e vizitës janë të dokumentuara dhe të verifikueshme. Për të tjerat, koha dhe e vërteta ecin dorë për dore”, shprehet ai.

Situata vjen pas transferimit të Veliajt. Ky i fundit qëndronte në Durrës, por befas u dërgua në Fier. Drejtoria e Burgjeve nuk dha asnjë arsye për këtë transferim, duke thënë se urdhri ishte sekret shtetëror. Kjo e shtoi konfuzionin, teksa dhe zhvillimet e sotme tregojnë se diçka e madhe po ndodh në prapaskenë. /Pamfletiveliaj gogu rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Boshti ballkanik i humbësve: Çfarë po kurdisin Orban dhe Vuçiç? 2 Nëntor 2026, 15:4015:40Politike Përplasje për taksat e reja, Tabaku kundër qeverisë: Po rëndoni biznesin e vogël, faturën do ta paguajnë qytetarët 2 Nëntor 2026, 14:5914:59Politike Përplasje të ashpra në Komisionin e Kulturës, Zhupa kërkon dorëheqjen e Ramës dhe qeveri tranzitore 2 Nëntor 2026, 14:4514:45Politike Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama i premton punësime në administratë 2 Nëntor 2026, 14:0114:01Politike Rama prezanton “Shkallën e Meritës” për administratën publike, në krye vendos Adea Pirdenin 2 Nëntor 2026, 13:4313:43Politike Edi Rama që predikon dialogun, por e trajton informacionin si mall luksi: A shkohet në BE me 21% TVSH mbi mediat? 2 Nëntor 2026, 13:0613:06Politike