Sofjan Jaupaj, Mirela Kumbaro/ Nga shpella e mbuluar me inerte në Muhurr te 50 hektarët e pyllit të dëmtuar në Vlashaj, qeveria Rama përgatit heqjen e mbrojtjes për afro 50 monumente natyrore. Ministri Sofjan Jaupaj, ish-zëvendësi i Mirela Kumbaros, paraqet një dosje me dëme të dokumentuara, por pa identifikuar kompanitë përgjegjëse, lejet e shfrytëzimit dhe zyrtarët që lejuan degradimin Sofjan Jaupaj, “mazhordomi” i Mirela Kumbaros që Edi Rama e ngriti në krye të Ministrisë së Mjedisit, po përgatit heqjen e statusit të mbrojtjes për 50 monumente natyrore. Në listë janë shpella të dëmtuara nga guroret, pyje të degraduara dhe pasuri që institucionet shtetërore kishin detyrimin t'i ruanin.
Projektvendimi i publikuar më 29 tetor 2026 ekspozon gjendjen e rëndë të një pjese të këtyre monumenteve. Gurore, inerte, ndërtime dhe prerje pyjesh kanë lënë gjurmë në territoret e mbrojtura. Ministria përshkruan dëmet, ndërsa në relacion mungojnë emrat e operatorëve që kanë shkaktuar degradimin dhe masat e ndërmarra ndaj tyre.
Jaupaj ka qenë zëvendësministër gjatë drejtimit të Mirela Kumbaros, përpara se Rama ta emëronte ministër në shtator 2025. Tashmë ish-vartësi i saj administron pasojat e një degradimi që përfshin edhe periudhën kur të dy ishin pjesë e drejtimit të dikasterit.
Shpella e Gurit të Kuq, guroret bllokojnë hyrjen, shteti propozon heqjen e mbrojtjes
Në Muhurr të Dibrës, Shpella e Gurit të Kuq është bllokuar nga inertet e lidhura me nxjerrjen e gurit. Specialistët nuk kanë arritur të kontrollojnë plotësisht brendësinë, ndërsa administrata rajonale ka mbështetur propozimin për heqjen e statusit. Shpella e Gurit të Kuq, Muhurr, Dibër Relacioni qeveritar dokumenton dëmtimin, por nuk identifikon kompaninë që ka depozituar inertet, lejen përkatëse apo masat ndëshkuese. Ministria ka strukturat e inspektimit, ndërsa autoritetet minerare disponojnë regjistrat e lejeve dhe subjekteve. Megjithatë, historia e operatorit që ka shfrytëzuar zonën mungon nga dosja publike.
Pamfleti identifikoi një dokument të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, të hartuar në vitin 2020, ku shpella figuron në inventarin rajonal me vlerësimin “E mirë”. Dokumenti nuk përcakton datën e inspektimit, por krahasimi me relacionin e vitit 2026 nxjerr një ndryshim të rëndë në gjendjen e përshkruar të monumentit.
Kush e shfrytëzoi guroren? Kush e miratoi aktivitetin dhe cilët inspektorë kontrolluan depozitimin e inerteve? “Maxhordomi” i Kumbaros kërkon ndryshimin e statusit, ndërsa këto përgjigje mungojnë në dokumentacionin që ministria ka publikuar.
Vlashaj, 500 mijë metra katrorë pyll drejt humbjes së statusit
Në Vlashaj të Dibrës, administrata rajonale ka propozuar heqjen e mbrojtjes për 50 hektarë pyll me pishë të zezë, të shpallur monument natyre në vitin 1996. Projektvendimi i ri shfuqizon VKM-në nr. 102 të atij viti, me të cilën zona mori statusin e mbrojtur. Sipas dokumentacionit shtetëror, dëmtimet e grumbulluara gjatë tranzicionit kanë cenuar vlerat natyrore të territorit, ndërsa lista e re që do të përcaktojë statusin e tij përfundimtar është pjesë e shtojcës së projektvendimit
. Pamje satelitore Vlashaj/ Bëhet fjalë për 500 mijë metra katrorë që rrezikojnë të humbasin statusin pas tri dekadash. Relacioni përshkruan degradimin, por nuk jep historikun e prerjeve, shfrytëzimit të burimeve pyjore dhe masave të rehabilitimit. Përgjegjësia e administratës që ka mbikëqyrur këtë pasuri mbetet e pazbardhur në dokumentin qeveritar.
Mirela Kumbaro e drejtoi sektorin e mjedisit nga viti 2021 deri në vitin 2025, me Jaupajn në postin e zëvendësministrit. Përgjatë kësaj periudhe, institucionet kishin përgjegjësi për monitorimin e monumenteve dhe kontrollin e ndërhyrjeve. Sot ish-vartësi i saj propozon heqjen e statusit të një territori që shteti kishte marrë përsipër ta mbronte.
Propozimi i Ministrisë së Mjedisit është në konsultim publik deri më 26 nëntor. Jo të gjitha monumentet janë dëmtuar nga veprimtaria njerëzore; disa ndryshime lidhen me faktorë natyrorë dhe përditësimin e inventarit. Megjithatë, rastet e guroreve dhe pyjeve të degraduara nxjerrin në pah mangësitë e administrimit dhe kontrollit.
Verifikimet shtesë në Shkodër rikthyen në listë pesë monumente të propozuara fillimisht për heqje, ndërsa “Vidhat te Pusi i Markajve” rezultoi se nuk ekziston më në vendndodhjen e regjistruar. Këto raste tregojnë se kontrollet në terren mund të ndryshojnë përfundimet e administratës dhe se saktësia e dokumentacionit është vendimtare.
Si po i hapet rruga privatizimit të territoreve natyrore
Pas projektvendimit të “mazhordomit” të Mirela Kumbaros qëndron edhe një rrezik tjetër si kthimi i territoreve të mbrojtura në hapësira të shfrytëzueshme nga biznesi privat. Mekanizmi është i qartë. Guroret, ndërtimet dhe prerjet dëmtojnë pasuritë natyrore; administrata konstaton humbjen e vlerave dhe propozon heqjen e statusit. Me zhdukjen e kësaj mbrojtjeje, mund të bien edhe kufizime që pengonin investimet, shfrytëzimin minerar apo ndërtimet, nëse territori nuk mbrohet nga dispozita të tjera.
Kështu, degradimi rrezikon të kthehet në një mundësi të re ekonomike për subjektet private. Kush zotëron tokat, cilat kompani kanë ushtruar aktivitet dhe kush mund të përfitojë nga ndryshimi i statusit? Sofjan Jaupaj ka paraqitur dëmet, por jo hartën e plotë të interesave ekonomike mbi këto territore. Pikërisht aty përqendrohet dyshimi se heqja e mbrojtjes mund t'u hapë rrugë përfitimeve të reja mbi pasuri që deri dje ishin të mbrojtura.
Edi Rama e vendosi Sofjan Jaupajn në krye të Mjedisit pas katër viteve të drejtimit të Mirela Kumbaros. Tani “mazhordomi” i ish-ministres propozon heqjen e mbrojtjes për 50 monumente, ndërsa një shpellë figuron e bllokuar nga inertet dhe 50 hektarë pyll kanë humbur vlerat natyrore. Qeveria ka dokumentuar dëmet, por nuk ka paraqitur në dosjen publike emrat e atyre që i shkaktuan dhe të zyrtarëve që duhej t'i ndalonin. /Pamfletisofjan jaupaj monumentet screenshot 2026 11 02 163729 screenshot 2026 11 02 163605 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Mafia e call center-ave që i mbijetoi çdo hetimi, rrjeti i pastrimit të parave të Forex-it nga Flladi Malaj e Florjan Sula 1 Nëntor 2026, 18:4518:45Dosja e zezë Mashtrim me call center, Bitcoin mining dhe dosja e miliona euro-ve nga Qipro, çfarë aktiviteti zhvillojnë vëllezërit Alban dhe Lorenc Xhepa? 1 Nëntor 2026, 16:4416:44Dosja e zezë Dy “bajlozët” në sulm për të mbytur revoltën qytetare! 31 Tetor 2026, 16:1816:18Dosja e zezë Bashkia e Tiranës, “thela” e madhe që po përplas ujqërit në PS; Rama nis izolimin e “Lalit” para zgjedhjeve 30 Tetor 2026, 16:4016:40Dosja e zezë Nga inceneratori i Tiranës te Rruga e Arbrit, koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës 29 Tetor 2026, 18:3318:33Dosja e zezë Parlamenti ose “Kupa me kapak, kupa pa kapak” 29 Tetor 2026, 14:2214:22Dosja e zezë

