Lajme Zone
Protestat në Tiranë, ambasada izraelite: Selia mbyllet më herët, por shërbimet vijojnë
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat në Tiranë, ambasada izraelite: Selia mbyllet më herët, por shërbimet vijojnë

Ambasada në Tiranë ka reaguar lidhur me mbylljen e saj më herët gjatë ditës së sotme, në kushtet e protestave të zhvilluara në kryeqytet.

Ambasada në Tiranë ka reaguar lidhur me mbylljen e saj më herët gjatë ditës së sotme, në kushtet e protestave të zhvilluara në kryeqytet.

Përmes një njoftimi, ambasada sqaron se vendimi për mbylljen e përkohshme u mor në të njëjtën linjë me bizneset e tjera që mbyllën aktivitetin për disa orë në zonat ku u zhvilluan protestat.

Megjithatë, përfaqësia diplomatike thekson se tashmë po vijon funksionimin e zakonshëm dhe po ofron shërbimet për qytetarët që kanë nevojë. “Dëshirojmë të sqarojmë se, ngjashëm me bizneset e tjera që u mbyllën për disa orë në zonat e protestës, edhe ambasada u mbyll më herët sot. Ambasada po vepron si zakonisht dhe po ofron shërbimin e kërkuar për ata që kanë nevojë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi vjen në një kohë kur protestat në Tiranë kanë sjellë masa të përkohshme në zonat ku janë zhvilluar tubimet. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet ambasada izraelite ne tiraneprotestat ne tirane