Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Protestat kundër Ramës, aktivisti paralajmëron përshkallëzim: Shtatori i fundit për këtë qeveri!


Një prej aktivistëve të protestës kundër qeverisë Rama ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestat e planifikuara gjatë muajit shtator, duke paralajmëruar edhe përshkallëzim të aksionit qytetar.

Një prej aktivistëve të protestës kundër qeverisë Rama ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestat e planifikuara gjatë muajit shtator, duke paralajmëruar edhe përshkallëzim të aksionit qytetar. Aktivisti tha se datat 10, 17 dhe 24 shtator përkojnë me ditët e enjte kur zhvillohen seancat plenare të Parlamentit dhe u bëri thirrje qytetarëve që të mblidhen në orët e paradites. “Thirrja për këto data është për një pjesëmarrje masive paradite. Të mblidhemi te sheshi ‘Skënderbej’ dhe më pas në Parlament”, deklaroi ai. Sipas tij, Parlamenti do të jetë pikënisja e protestave, ndërsa mënyra e vijimit të tyre do të varet nga zhvillimet në terren. “Pikënisja është Parlamenti, por, në varësi se si protesta do të rrjedhë, ne paralajmërojmë që do të përshkallëzojmë në mosbindje”, u shpreh aktivisti.

Ai paralajmëroi gjithashtu për protesta që mund të shtrihen në rrugët e kryeqytetit, me synim krijimin e një presioni më të madh ndaj qeverisë.

“Do të tentojmë të bllokojmë të gjitha rrugët e Tiranës, në mënyrë që të paralizojmë përkohësisht Tiranën dhe të ndalojmë dhe të na dëgjojnë, sepse kemi 99 ditë”, tha ai.

Aktivisti kritikoi gjithashtu numrin e deputetëve dhe ndikimin e tyre në vendimmarrje, duke deklaruar se qytetarët nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.

“Nuk mundet 140 njerëz të marrin zvarrë 2 milionë shpirtra shqiptarë. Prandaj, ne nuk heqim dorë pa marrë atë për të cilën kemi dalë”, deklaroi ai.

Në përfundim, aktivisti paralajmëroi se protestuesit do të intensifikojnë aksionin gjatë shtatorit, duke e cilësuar atë si një muaj vendimtar për qeverinë.

“Do të japim maksimumin tonë që ky shtator të jetë shtatori i fundit për këtë qeveri”, përfi ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb